Rama: Kosova duhet ta harrojë Serbinë, lë të merret Evropa me të

Në një tryezë të zhvilluar në Londër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të punojë dhe të plotësojë të gjitha pikat e dialogut dhe kriteret. Gjithashtu, ai tha se Kosova tashmë është një shtet i ri demokratik dhe […]

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se është shumë e rëndësishme që Kosova të punojë dhe të plotësojë të gjitha pikat e dialogut dhe kriteret.

Gjithashtu, ai tha se Kosova tashmë është një shtet i ri demokratik dhe i njohur nga fuqitë e mëdha, duke shtuar se çështjen nuk duhet ta lënë të shndërrohet në problem të tyre por të punojnë për të ecur përpara dhe të lënë Evropën të merret me Serbinë.

“Nuk shoh çështje territoriale. Kosova është republikë, një shtet i ri demokratik, i njohur nga fuqitë e mëdha dhe ende jo i njohur nga pesë vende nga BE-ja. Në këtë drejtim, nuk shoh problem. Nga ana tjetër i takon Kosovës që të shtyjë përpara dhe të bindë pjesën tjetër për pozicionin e konsoliduar, sa i takon vlerave në botën demokratike të BE-së. Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut. T’ia lënë topin në fushë Serbisë, të lërë Evropën të merret me Serbinë. Dhe jo ta lërë çështjen të shndërrohet në fajësim të tyre”, tha Rama.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve