Paga nga 350 në 500 euro, Rafuna: Diskutim sa për sy e faqe, për pagën flasim me qeveri legjitime

Paga nga 350 në 500 euro, Rafuna: Diskutim sa për sy e faqe, për pagën flasim me qeveri legjitime

Ministri në detyrë i Financave, Punës, dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale. Këtë takim e ka refuzuar Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), që konsiderohet organizata më e madhe e bizneseve në Kosovë. Kryetari […]

Këtë takim e ka refuzuar Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), që konsiderohet organizata më e madhe e bizneseve në Kosovë.

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, ka thënë se arsyeja e refuzimit të këtij takimi është legjitimiteti i Qeverisë. Nëse do të kishte një Qeveri të re të votuar nga Kuvendit edhe do të merrnin pjesë, shpjegon Rafuna.

“Ne jemi pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social dhe qoftëse kemi një Qeveri që është e votuar prej Kuvendit dhe legjitime dhe diskutohet për pagën minimale për një mandat të ardhshme, pa dyshim që po”, ka thënë ai.

I pari i OEK e ka konsideruar takimin e mbajtur sot ishte sa për sy e faqe dhe ”për ta legjitimuar vendimin e Ministrisë së Financave”.

“Mirëpo, në mënyrë më serioze, mënyrë më të konstruktume me një studim të thellë, duke na dhënë mundësinë edhe neve kohë me bisedu bashkë me bizneset me i marrë opinionet e bizneseve, dhe me pas përcjellë edhe në Këshillin Ekonomiko-Social. Ku në këshill do diskutohen të gjitha idetë, propozimet, arsyeshmëria dhe më pas Qeveria me marrë vendim. Siç ka qenë mënyra e sotme ka qenë më shumë për sy e faqe dhe vetëm dhe veç me legjitimuar një vendim të ministrit të Financave, Hekuran Muratit”, tha tutje ai.

Rafuna vlerëson se takimi i mbajtur është thirrur për qëllime elektorale.

“Të gjitha indikacionet të çojnë këtu. Që ky është thirre vetëm për qëllime elektorale”, tha Rafuna.

Kurse, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ka sqaruar për publikun se në takimin e thirrur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, nuk është marrë asnjë vendim rreth nivelit të pagës minimale.

Takimi, siç thuhet në komunikatën për media, ka qenë konsultues dhe palët pjesëmarrëse kanë dhënë mendimet e tyre dhe propozimet rreth kësaj çështje, përcjell Periskopi.

DhTIK nuk është kundër rritjes së pagës minimale, por ka kërkuar që një vendim i tillë duhet të merret vetëm atëherë kur Kosova të ketë institucione funksionale dhe fuqiplota, të bëhet një analizë e thelluar e gjendjes ekonomike, dhe propozimi për pagën minimale të vijë përmes Këshillit Ekonomiko-Social, e jo përmes Ministrisë së Financave.

Dhoma e Tregtisë: Nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e pagës minimale

Nga ana tjetër, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka folur pas përfundimit të takimit. Azemi ka thënë se kërkesa e tyre ishte që paga minimale në sektorin privat të jetë 600 euro, megjithatë tregoi se janë pajtuar që nga muaji janar i vitit të ardhshëm, kjo pagë të jetë 500 euro.

“Është diskutuar për pagën minimale. Ne kemi kërkuar që paga minimale të jetë 600 euro në sektorin privat. Unë e kam pa pëlqimin e njerëzve kompetentë ose qeverisë në detyrë, që vlerësimi i tyre është që kjo pagë të jetë 500 euro dhe e kam pyetur nëse gjithçka shkon në rregull, kur mendoni të fillojë së implementuari. Sipas deklarimit të ministrit është thënë që paga minimale prej 500 euro të fillojë së implementuari në janar, por megjithatë nuk e ka hedhur poshtë edhe propozimin tonë për shumë 600 euro. Nga të gjithë akterët që ishim jemi pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro dhe të fillojë së implementuari në janar”, tha Azemi./Periskopi

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve