Nënshkroi koalicion me VV`në – Këto janë masat me të cilat mund të përballet Tahiri sipas statutit të LDK-së

Nënshkroi koalicion me VV`në – Këto janë masat me të cilat mund të përballet Tahiri sipas statutit të LDK-së

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkroi sot koalicion me kandidatin e LVV-së për kryetar në këtë komunë, Sylejman Meholli për ta përkrahur këtë të fundit në balotazh kundër kandidatit të PDK-së. Nënshkrimi i marrëveshjes për këtë koalicion u bë edhe në praninë e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti. Mirëpo, pas kësaj […]

Nënshkrimi i marrëveshjes për këtë koalicion u bë edhe në praninë e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Mirëpo, pas kësaj reagoi Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila tha se kandidati i saj për kryetar të kësaj komune Xhafer Tahiri ka ndërmarrë hapa për të formuar këtë koalicion pa miratimin e partisë.

Veprimet e kandidatit tonë në Vushtrri për të lidhur koalicion me një parti tjetër, janë veprime individuale, të papranueshme dhe në kundërshtim me procedurat statutare të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim, ku u theksua se do të merren masa.

Sipas Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), çdo anëtar që vepron kundër Programit, Statutit, vendimeve apo qëndrimeve të organeve të partisë, mund të përballet me masa disiplinore, përfshirë edhe largimin nga partia.

Në Nenin 13 të Statutit të këtij subjekti thuhet se ndaj çdo anëtari që me veprimet apo sjelljet e tij dëmton interesat e LDK-së, mund të shqiptohen masa disiplinore, ndërsa zhvillimin e procedurës e bën Komisioni Disiplinor, i caktuar nga Kryesia e partisë.

Ndërsa Neni 14 përcakton qartë se largimi nga LDK mund të ndodhë në rastet kur anëtari: abuzon me vlerat dhe objektivat themelore të partisë; vepron kundër kandidatëve të LDK-së në zgjedhje ose mbështet subjekte të tjera politike apo kandidatët e tyre.

Statuti gjithashtu thekson se Këshilli i Përgjithshëm i partisë është ai që vendos për koalicionet para dhe pas zgjedhore në nivel qendror, kurse Kryesia vendos për koalicione në nivel lokal.

Po ashtu, statuti ndalon që anëtarët të mbajnë pozita brenda organeve të LDK-së nëse publikisht refuzojnë ose mohojnë vendimet e forumeve ku bëjnë pjesë.

Vendimin për masën disiplinore e merr Komisioni Disiplinor, ndërsa ankesa mund të bëhet në Këshillin e Përgjithshëm, vendimi i të cilit është përfundimtar, raporton Telegrafi, përcjell Periskopi.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve