A po e paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit, kryetari i LDK-së? – Lumir Abdixhiku shkruan për rastin në “Vushtrri”

A po e paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit, kryetari i LDK-së? – Lumir Abdixhiku shkruan për rastin në “Vushtrri”

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka mbledhur kandidatët për kryetar që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve locale, raporton Periskopi. Ai në një postim në Facebook, tha se gjithë energjia dhe veprimtaria e LDK-së në ditët në vijim do të përqendrohet vetëm në garat ku partia është pjesëmarrëse. Teksa shkroi […]

Ai në një postim në Facebook, tha se gjithë energjia dhe veprimtaria e LDK-së në ditët në vijim do të përqendrohet vetëm në garat ku partia është pjesëmarrëse.

Teksa shkroi për garimin në komuna, ai komentoi edhe koalicionin e arritur në Vushtrri mes Xhafer Tahirit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e quan cështje “perferike” që sipas tij do të trajtohet pas 9 nëntorit.

Ndryshe, kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkroi sot koalicion me kandidatin e LVV-së për kryetar në këtë komunë, Sylejman Meholli për ta përkrahur këtë të fundit në balotazh kundër kandidatit të PDK-së.

Nënshkrimi i marrëveshjes për këtë koalicion u bë edhe në praninë e kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

 

 

 

Postimi i plotë:

U mblodhëm sot, të gjithë bashkë, kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë; raundin final, si parapërgatitje për 9 nëntorin.

Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Do të drejtohet drejt garave tona; aty ku prijmë, aty ku garojmë, aty ku qytetarët tanë e presin fitoren e LDK-së.

Dhe janë plot 9 komuna ku LDK sot garon; me 2 të fituara tashmë.

Këtu mbetet puna jonë. Kështu projektohet LDK-ja jonë. Për veten, për kandidatët tanë e fitoret tona. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë.

Tani le të fitojmë. Në Prishtinë, Pejë, Fushë Kosovë, Gjilan, Viti, Obiliq, Junik, Dragash, Suharekë.

Ju faleminderit, po ashtu të 180 mijë votuesve, përfshirë dhe ata në mërgatë, që po e vulosin LDK-në si parti të parë në këto zgjedhje lokale.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve