Brigadieri i KFOR’it mesazhe nga Budapesti: Kush do telashe me njerëzit tanë, përballet me organizatën më të fuqishme ushtarake në botë

Brigadieri i KFOR’it mesazhe nga Budapesti: Kush do telashe me njerëzit tanë, përballet me organizatën më të fuqishme ushtarake në botë

Federico Bernacca, gjeneral brigade dhe zëvendëskomandant i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit (BBF) që organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare (HIIA), dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund ta sulmojnë KFOR-in edhe njëherë dhe të kalojnë pa u ndëshkuar. “Nëse dikush […]

Federico Bernacca, gjeneral brigade dhe zëvendëskomandant i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR), në kuadër të Forumit Ballkanik të Budapestit (BBF) që organizohet nga Instituti i Hungarisë për Çështje Ndërkombëtare (HIIA), dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë ata që mendojnë se mund ta sulmojnë KFOR-in edhe njëherë dhe të kalojnë pa u ndëshkuar.

“Nëse dikush dëshiron të ngatërrohet me pjesëtarët tanë, do të ketë punë me të gjithë organizatën ushtarake më të fuqishme në tokë”, deklaroi gjenerali italian, duke kujtuar sulmin e dhunshëm të protestuesve serbë në maj të vitit të kaluar në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ku u lënduan rëndë dhjetra ushtarë të KFOR-it.

Bernacca ndër të tjera theksoi se lufta në Ukrainë shkaktoi kërcënime të rënda të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën, duke përkeqësuar gjithashtu edhe situatën nëpërmjet promovimit të lajmeve të rreme dhe krijimit të një vakumi social dhe politik që mund të shfrytëzohet nga faktorë irracionalë ose emocionalë, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë.

“Nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake për problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE), problemet mund të zgjidhen përgjithmonë”, nënvizoi ndër të tjera gjenerali italian, duke shtuar se kjo nuk do të thotë që KFOR-i të mos i mbajë sytë hapur 24/7 në çdo cep të territorit të Kosovës.

Të ngjashme
“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën