Dëshmi që Ministri Peci ushtroi ndikim e presion të madh drejt zyrtarëve të lartë të tij për çështjen e granteve

Dëshmi që Ministri Peci ushtroi ndikim e presion të madh drejt zyrtarëve të lartë të tij për çështjen e granteve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci pas skandaleve të publikuara me grante, vazhdimisht në reagimet e tij ka deklaruar se “as nuk i di emrat e përfituesve” e “as nuk ka pasur ndikim, vlerësim apo intervenim” ndaj tyre. Megjithatë, Periskopi ka siguruar disa e-mail ku dëshmohet se ministri Peci ka intervenuar e […]

Enis Rrustemi, Periskopi

Një komunikim përmes e-mail(it) në atë kohë me zv.Drejtorin Ekzekutiv të AZHB’së, Agim Nuhën e ka zhvilluar ministri Faton Peci, ku shihet se ka ngritur si çështje refuzimin e fermerëve nga Komisioni Vlerësues.

Periskopi ka mësuar se arsyeja e refuzimit të këtyre fermerëve është bërë shkak i mungesës dokumentacionit (dokumentacion i pa kompletuar). Kjo është e bazuar në Udhëzimin Administrativ për masat dhe kriteret e përkrahjes për Zhvillim Rural, neni 32.

Duke u bazuar në këtë e-mail, ministri Peci ka ndikuar(ndërhyrë) që zv. Drejtori i AZHB’së të kërkoj nga DPZHR që të gjithë të refuzuarit të identifikohen, të thirren përmes telefonit për të bërë ankesë dhe të procedohen në komision.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se këta fermerë të cilët ishin refuzuar fillimisht, pas thirrjes që DPZHR i ka bërë dhe iu është thënë që të bëjnë ankesa të njëjtit kanë vepruar në këtë mëyrë dhe kanë fituar grante më pas.

Kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që ministri Peci ka pasur intervenim të drejtpërdrejtë për çështjen e përfituesve të granteve.

Periskopi ndër të tjera, posedon dëshmi që ministri Faton Peci ka ushtruar presion të madh drejt zyrtarëve të lartë të Ministrisë që ai vet e drejton.

/Periskopi/

 

Të ngjashme
Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

Arrestohet në Zvicër 14-vjeçari nga Kosova, dyshohet për vjedhje

Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet tek Udinese nga Como

Zyrtare: Mërgim Vojvoda transferohet tek Udinese nga Como

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Të paktën 50 të vrarë në sulmet amerikane ndaj Iranit

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Rrezik për punëtorët, Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri – plani pas anëtarësimit, zbardhen kërkesat për Bankën e Shqipërisë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Zjarr në Lupç të Podujevës, flakët përfshijnë mbi dy hektarë tokë

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

Konjufca, Kallasit: Tregojini qartë Serbisë se me deklarata të tilla s’ka BE

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

ISHP intensifikon hetimet në Gostivar pas mbi 1 mijë rasteve me simptoma gastrointestinale

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Legjendës së Spanjës nuk i lejohet hyrja në SHBA, ai e kërkon ndihmën e Donald Trumpit

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për drogë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

Nxehtësia ekstreme mund t’i kushtojë Italisë mbi 13 miliardë dollarë në vit

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

KFOR-i përfundon vendosjen e 67 kontejnerëve në fushat e futbollit në Bërnicë

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër

Scaloni me shaka për Lamine Yamal: Do të doja ta mbyllnim në dhomë deri nesër