Komuna Gjilanit ka shkelur ligjin më dy këmbët, lidhi kontratë me UBT-në pa përfillur procedurat ligjore

Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga kryetari, Alban Hyseni ka lidhur kontratë me kolegjin UBT për marrjen e shërbimeve pa zbatuar ligjin e prokurimit publik, duke dëmtuar konkurrencës e lirë. Kjo shkelje është evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditmit -ZKA në raportin për vitin 2022 të Komunës së Gjilanit, shkruan Periskopi. Kryetari i Komunës, […]
Komuna e Gjilanit e cila udhëhiqet nga kryetari, Alban Hyseni ka lidhur kontratë me kolegjin UBT për marrjen e shërbimeve pa zbatuar ligjin e prokurimit publik, duke dëmtuar konkurrencës e lirë. Kjo shkelje është evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditmit -ZKA në raportin për vitin 2022 të Komunës së Gjilanit, shkruan Periskopi.
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni me datë 08.04.2022, ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me kolegjin UBT për realizimin e projekteve ” Studimi i fizibilitetit për zonën ekonomike dhe projekti ideor për dizajnimin e qendrës së qytetit”. Kosto totale e projektit ” Studimi i fizibilitetit për zonën ekonomike ishte 20,000 euro, ku nga kjo vlerë UBT do ta mbulonte me 6,000 euro, ndërsa komuna me 14,000 euro, kurse kosto totale e “Projektit ideor për dizajnimin e qendrës së qytetit” ishte 4,200 euro i mbuluar nga komuna.
Auditori ka shkruar në raport se, i gjithë ky proces ishte bërë pa zbatuar ligjin he procedurat e prokurimit publik.
Neni 73, i Ligjit të Prokurimit Publik- LPP parasheh se “Konkursi i projektimit do të ushtrohet në të njëjtën mënyrë, dhe më të njëjtat afate kohore siç ushtrohen aktivitetet e prokurimit për kontratat më vlerë të madhe që zbatojnë procedurat e hapura ose të kufizuara”. Po ashtu, neni 7 i LPP-së parasheh që “autoriteti kontraktues nuk do të ekzekutoj asnjë aspekt të aktivitet të prokurimit në një mënyrë që redukton apo eliminon konkurrencën në mes të operatorëve ekonomik ose që diskriminon në dëm ose në të mirë të një ose më shumë operatorëve ekonomik”.
Auditori i Jashtëm ka gjetur se komuna ka lidhur edhe dy kontrata në kundërshtim më ligjin më procedurë të negociuar.
“Zyra e prokurimit kishte lidhur dy kontrata për pastrimin e objekteve shkollore, njëra me 13.04.2022, në vlere 40,262.86€, për një muaj dhe tjetrën me 18.05.2022, në vlerë prej 87,377.37€, deri në zgjidhjen çështjes së pastrimit te objekteve, duke përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë. Zyra e prokurimit në këtë rast është dashtë ta përdore procedurën e hapur për shkak se asnjë nga kriteret e përmendura nga rregulla dhe udhëzuesi operativ nuk janë plotësuar për ta përdorur procedurën e negociuar pa publikim të njoftimit. Kjo ka ndodhur nga pakujdesia e zyrës së prokurimit për t’i respektuar kërkesat e parapara ligjore”, thuhet ne raportin e ZKA.
Auditori ka gjetur edhe shkelje tjera sa i përket kontratave, si përdorim të gabuar të procedurave të prokurimit, tejkalim të kontratave, etj. /Periskopi/












