Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Komuna e Prishtinës, ka njoftuar se nga 10 deri më 18 korrik do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Kjo po bëhet për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.
"Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar", thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Njoftim për mbyllje të përkohshme të qarkullimit
Ju njoftojmë se, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale , nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit.
Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar.
Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj.











