ShBA-ja i vendos sanksione të reja Iranit pas sulmeve ndaj anijeve

ShBA-ja i vendos sanksione të reja Iranit pas sulmeve ndaj anijeve

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, të premten i vendosi sanksione të reja Teheranit pas sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit më herët këtë javë.



Sanksionet janë masat më të reja në një varg veprimesh hakmarrëse nga Shtëpia e Bardhë për këto sulme. Ato vijnë në kohën kur administrata amerikane po synon që ta shtojë presionin ndaj regjimit iranian, përderisa përpjekjet diplomatike po ngecin.


Shtetet e Bashkuara më herët këtë javë kryen bombardime ndaj caqeve iraniane dhe shfuqizuan një licensë me të cilën Iranit i mundësohej shitja e naftës pa sanksione, raporton televizioni CNN.


Të premten, presidenti Trump përsëri deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit ShBA – Iran ka marrë fund, por shtoi se bisedimet me Teheranin do të vazhdojnë.


Në shënjestër të sanksioneve të reja është Ali Ansari, për të cilin Departamenti i Thesarit tha se “mbikëqyr një rrjet të gjerë global të aseteve në dobi të liderit të Iranit, Mojtaba Khamenei, dhe pjesës tjetër të elitës së regjimit”.


Sanksionet e reja gjithashtu godasin “shtëpi kyçe iraniane të këmbimit që qarkullojnë miliarda dollarë në vit në emër të bankave të sanksionuara iraniane”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme
Spanja rikthen avantazhin, shumë pranë gjysmëfinales

Spanja rikthen avantazhin, shumë pranë gjysmëfinales

Vritet ish-deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

Vritet ish-deputetja britanike, arrestohet i dyshuari

GOOOL: Belgjika barazon rezulatin ndaj Spanjës

GOOOL: Belgjika barazon rezulatin ndaj Spanjës

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Spanja shënon ndaj Belgjikës, Ruiz e dërgon topin në rrjetë

Spanja shënon ndaj Belgjikës, Ruiz e dërgon topin në rrjetë

Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Nga nesër deri më 18 korrik mbyllet qarkullimi nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Vjosa Osmani për presidente? Kështu përgjigjet Kurti

Abdixhiku tregon çka foli me Kurtin: U dakorduam ta vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku tregon çka foli me Kurtin: U dakorduam ta vazhdojmë komunikimin për të shmangur zgjedhjet e reja

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Do ta mbështesim vetëm një marrëveshje ku LDK-ja ndihet e përfaqësuar

Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Kurti: Takimi me LDK-në, konstruktiv – do të ketë takime tjera

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara - kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk kemi ndonjë të arritur, jam optimist për rrugën përpara - kemi diskutuar për Qeverinë e Presidentin

Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike

Janina Ymeri: Administrata e Kurtit është e kapur nga mafia energjetike

0:000:00