Top Channel: Zbulohet “fisheku i artë” i Prokurorisë që fakton se rusët ishin spiunë

Top Channel: Zbulohet “fisheku i artë” i Prokurorisë që fakton se rusët ishin spiunë

Të dielën u raportua se dy rusët  dhe ukrainasi, kishin ardhur në Shqipëri për të mbledhur informacione nëse Shqipëria kishte nisur testimin e prodhimit të fishekëve 5.56 mm, që përdoren nga disa vende të NATOs për automatikë prodhim amerikan M14. Top Channel disponon ekskluzivisht informacione të reja, të cilat vërtetojnë se treshja  e kapur në […]

Top Channel disponon ekskluzivisht informacione të reja, të cilat vërtetojnë se treshja  e kapur në Gramsh nuk ishin blogerë por me një mision të qartë spiunazhi e detyrë të paracaktuar për llogari të shërbimit ushtarak rus GRU apo ai të jashtëm SVR.

Nga një burim i shërbimeve inteligjent i Top Channel se në makinën e sekuestruar është gjetur një fishek model 5.56mm.

Gjatë marrjes  në pyetje nga oficerët e antiterrorit dhe SHISH rusët e kanë mohuar posedimin në makinë të këtij fisheku.

Për momentin shërbimet inteligjente në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit që po udhëheq hetimet, në  lidhje me këtë fishek të gjetur i thanë Top Channel se kanë hedhur dy hipoteza.

E para, fisheku 5.56 mm të jetë siguruar gjatë qëndrimit të tyre Shqipëri.

Pista e dytë dhe më me shumë interes për hetimin, është  sjellja e fishekut nga Rusia për të zbuluar të ngjashëm në vendin tonë.

Të tillë fishekë janë dërguar si ndihmë ushtarake Ukrainës prej vendeve të NATOs.

Prandaj për inteligjencën ushtarake ruse GRU të faktuarit se në Shqipëri, ka apo mund të prodhonte një municion i tillë ishte me tepër vlerë.

“Zbulimi origjinës së plumbit gjetur në makinën e rusëve përbën një rëndësi parësore për hetimin dhe një provë tjetër se kemi të bëjmë me një rast të pastër spiunazhi” deklaroi burimi Top Channel në inteligjencën shqiptare.

Krahas sigurimit të informacionit se Shqipëria e disponon apo kishte plane ta prodhonte këtë fishek, grupi hetimit mendon se tentativa për tu futur në uzinën ushtarake të Gramshit synonte fotografimin dhe filmimin e këtij lloj municioni.

Qëllimi final për ti përdorur më pas politikisht këto filmime nga Ministria e Punëve të Jashtme ruse,  e  ngritur akuza ndaj Shqipërisë si vend-furnizimi me municion të Ukrainës.

Akuza të cilat më pas do të amplifikoheshin në Këshillin e Sigurimit nga ambasadori Rus, si kundërpërgjigje për qëndrimet e forta e kritikuese të Shqipërisë shtatë muajt e fundit në Këshill, që prej nisjes së pushtimit rus ndaj Ukrainës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?