Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026.

Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria renditet e treta mes vendeve të origjinës për numrin e shtetasve të rikthyer, pas Turqisë dhe Gjeorgjisë.

Sipas raportit, gjatë tremujorit të parë të vitit, 108 475 shtetas të vendeve jashtë Bashkimit Evropian morën urdhër për t’u larguar nga territori i një shteti anëtar, ndërsa 34 550 persona u kthyen në vendet e tyre të origjinës pas zbatimit të këtyre urdhrave.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, numri i urdhrave për largim është ulur me 12.8%, ndërsa numri i kthimeve është rritur me 8.1%.

Shtetasit algjerianë kryesuan listën e personave që morën urdhër për t’u larguar nga Bashkimi Evropian, me 11 105 raste, të ndjekur nga marokenët me 6 435 dhe sirianët me 5 335.

Ndërkohë, për sa i përket kthimeve në vendet e origjinës, shtetasit turq renditen të parët me 3 555 persona, të ndjekur nga gjeorgjianët me 2 060 dhe shqiptarët me 2 050, shkruan Euronews.al, transmeton Periskopi.

Sipas Eurostat, shtetasit shqiptarë përbënë 5.9% të totalit të personave të kthyer nga Bashkimi Evropian gjatë kësaj periudhe. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i shqiptarëve të kthyer është rritur me 4.6%.

Nga shtetet anëtare, Gjermania realizoi numrin më të madh të kthimeve në vendet e treta, me 7 300 persona, e ndjekur nga Franca me 3 775 dhe Polonia me 2 660.

Raporti evidenton gjithashtu se 59.6% e kthimeve nga Bashkimi Evropian janë kryer në mënyrë vullnetare, ndërsa 40.4% kanë qenë kthime të detyruara.

Të ngjashme
Prishtina ndriçohet për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane

Prishtina ndriçohet për 250-vjetorin e shtetësisë amerikane

Gati dy mijë të vdekur në Venezuelë

Gati dy mijë të vdekur në Venezuelë

Vala e të nxehtit në Evropë: 5 viktima në Itali brenda 24 orëve

Vala e të nxehtit në Evropë: 5 viktima në Itali brenda 24 orëve

Operacioni i kërkimit në Batllavë: Ky është i riu që dyshohet se ra nga varka

Operacioni i kërkimit në Batllavë: Ky është i riu që dyshohet se ra nga varka

Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme

Prattipati: Mundësitë për bashkëpunim në mbrojtje e energji janë të pakufishme

Moti i ligë shkakton dëme në Gjakovë, rrëzohen drunj dhe dëmtohen shtylla elektrike në Gërgoc e Cërmjan

Moti i ligë shkakton dëme në Gjakovë, rrëzohen drunj dhe dëmtohen shtylla elektrike në Gërgoc e Cërmjan

Zhdukja e të riut në Batllavë: Gruaja me fëmijë e panë për herë të fundit

Zhdukja e të riut në Batllavë: Gruaja me fëmijë e panë për herë të fundit

Bajrami: Po jepen tenderë me çmim të dyfishtë ose trefishtë

Bajrami: Po jepen tenderë me çmim të dyfishtë ose trefishtë

Defekt i rëndë në rrjetin e ujësjellësit, Dardania mbetet pa ujë deri nesër

Defekt i rëndë në rrjetin e ujësjellësit, Dardania mbetet pa ujë deri nesër

AKK akuzon MAPL-në për ulje të paligjshme të grantit komunal, kërkon rikthimin e 4 milionëve

AKK akuzon MAPL-në për ulje të paligjshme të grantit komunal, kërkon rikthimin e 4 milionëve

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Fundi i një epoke? Këta 10 yje mund të luajnë Botërorin e tyre të fundit

Fundi i një epoke? Këta 10 yje mund të luajnë Botërorin e tyre të fundit

0:000:00