AKK akuzon MAPL-në për ulje të paligjshme të grantit komunal, kërkon rikthimin e 4 milionëve

AKK akuzon MAPL-në për ulje të paligjshme të grantit komunal, kërkon rikthimin e 4 milionëve

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim ndaj vendimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), duke pretenduar se është ulur në mënyrë të njëanshme Granti i Performancës Komunale nga 4 milionë në 2 milionë euro.

Sipas AKK-së, kjo shumë është miratuar nga Kuvendi i Kosovës përmes Ligjit për Ndarjet Buxhetore 2026 dhe nuk mund të ndryshohet pa një rishikim formal të buxhetit nga i njëjti institucion. Organizata e komunave vlerëson se çdo ndryshim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe financiare të komunave.


AKK thekson përmes një reagimi se Kuvendi është i vetmi institucion me mandat për të miratuar dhe ndryshuar ndarjet buxhetore.

Kuvendi është institucioni i vetëm që miraton ndarjet buxhetore me ligj, ndërsa asnjë ministri nuk ka mandat të ndryshojë apo të përgjysmojë fondet e miratuara nga Kuvendi. Mjetet prej 4 milionë euro janë miratuar me ligj dhe janë të dedikuara ekskluzivisht për Grantin e Performancës Komunale. Vetë Ligji për Ndarjet Buxhetore e identifikon këtë program si projekt të veçantë kapital në kuadër të MAPL-së”.

Në reagim, AKK i ka kërkuar rikthimin e menjëhershëm të shumës prej 4 milionë euro, transmeton Periskopi.

Ndalimin e çdo veprimi administrativ që bie ndesh me ligjin dhe cenon autonominë financiare të komunave. Respektimin e plotë të vendimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të parimeve të shtetit ligjor. AKK rezervon të drejtën që, në bashkëpunim me komunat, të ndërmarrë të gjitha veprimet institucionale dhe juridike për mbrojtjen e interesit të komunave dhe zbatimin e ligjit. Ligji duhet të respektohet nga të gjithë, e veçanërisht nga institucionet që kanë për obligim ta zbatojnë”, thuhet mes tjerash në reagim



Të ngjashme
Zhdukja e të riut në Batllavë: Gruaja me fëmijë e panë për herë të fundit

Zhdukja e të riut në Batllavë: Gruaja me fëmijë e panë për herë të fundit

Bajrami: Po jepen tenderë me çmim të dyfishtë ose trefishtë

Bajrami: Po jepen tenderë me çmim të dyfishtë ose trefishtë

Defekt i rëndë në rrjetin e ujësjellësit, Dardania mbetet pa ujë deri nesër

Defekt i rëndë në rrjetin e ujësjellësit, Dardania mbetet pa ujë deri nesër

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskuton për zgjedhjet e brendshme dhe zhvillimet politike

Fundi i një epoke? Këta 10 yje mund të luajnë Botërorin e tyre të fundit

Fundi i një epoke? Këta 10 yje mund të luajnë Botërorin e tyre të fundit

Merret vendimi: Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë

Merret vendimi: Shtrenjtohen biletat e autobusëve në Prishtinë

Tërmeti vdekjeprurës në Venezuelë, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë 12-vjeçarin pas pesë ditësh nën rrënoja

Tërmeti vdekjeprurës në Venezuelë, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë 12-vjeçarin pas pesë ditësh nën rrënoja

Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit

Ronald Koeman jep dorëheqje nga Holanda, pas eliminimit

“Autori i dyshuar në Serbi”, policia zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë

“Autori i dyshuar në Serbi”, policia zbardh lidhjen mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Prishtinë

31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

31 shtete që kontribuojnë me trupa mblidhen në Film City, KFOR tregon çfarë diskutoi Ulutas me ta

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

Serwer viziton FSK-në, diskuton për avancimin e ushtrisë drejt integrimit në NATO

“I paburrë” “Tradhtar”, eskalojnë sërish përplasjet në LDK, kapen keq në ‘facebook’, Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

“I paburrë” “Tradhtar”, eskalojnë sërish përplasjet në LDK, kapen keq në ‘facebook’, Manaj, Mushkolaj e Ilir Ferati

0:000:00