Keqpërdorimi 8 milionësh në aeroport kur drejtor ishte Bekim Jashari: Ngritet aktakuzë ndaj nipit të Adem Jasharit

Keqpërdorimi 8 milionësh në aeroport kur drejtor ishte Bekim Jashari: Ngritet aktakuzë ndaj nipit të Adem Jasharit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj dy të pandehurve zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, ku njëri prej tyre është Bahri Nuredini, nipi i komandantit Adem Jashari. Për rastin në kohën kur kishin nisur hetimet ndaj tyre, Periskopi kishte raportuar qysh në tetor të vitit të kaluar. “Prokuroria Speciale njofton opinionin […]

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj dy të pandehurve zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, ku njëri prej tyre është Bahri Nuredini, nipi i komandantit Adem Jashari. Për rastin në kohën kur kishin nisur hetimet ndaj tyre, Periskopi kishte raportuar qysh në tetor të vitit të kaluar.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.”, thuhet në njoftimin e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Dyshohet se në tenderin për paisjet e navigacionit ajrorë ishin keqpëdorur mbi 8 milionë euro. Asokohe, drejtor i Bordit të Aeroportit ishte Bekim Jashari.

Në vitin 2011 AShNA (Agjencia për Shërbime të Navigacionit Ajror) kishte shpallur tenderin për projektin “Furnizimi dhe instalimi i pajisjeve të navigimit ajror”.

Vlera e këtij tenderi peshonte 8.1 milionë euro.

Kontrata i ishte dhënë, një kompanie me emrin “TCN” dhe ai ishte gati i finalizuar, por për shkak të një borxhi prej afro 600 mijë eurove, që AShNA-i i kishte kësaj kompanie, ajo e paditi këtë institucion. Me këtë, kontrata praktikisht u prish dhe projekti nuk u realizua.

Pjesa më e madhe e parave i ishte dhanë kompanisë “TCN-së”, por shumica e pajisjeve kurrë nuk u sollën në Aeroport nga kjo kompani private.

Për këtë skandal në Aeroportin e Prishtinës, hetuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian për Inteligjencë Kriminale kishin bërë një raport të veçantë. Raporti që ishte publikuar në media, ngriste dyshime për keqpërdorime financiare në projekte milionëshe.

Në atë kohë, në vitin 2011, drejtor i Bordit të ANP-së, ishte Bekim Jashari ndërkaq drejtor i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror (AShNA) ishte Bahri Nuredini.

Çka e lidh Bekim Jasharin dhe Bahri Nuredinin me tenderin mbi 8 milionësh për radarin që nuk u ble kurrë ?

Bekim Jashari ishte emëruar kryetar i Bordit të drejtorëve të Aeroportit më 1 korrik të vitit 2008.

Pas një viti, më 2009, Aeroporti i Prishtinës, i drejtuar nga Jashari, do të emëronte drejtorin e ri të financave, një prej pozitave më të rëndësishme në ndërmarrje publike. Në këtë post të rëndësishëm u emërua djali i hallës së tij, Bahri Nuredini.

Gjatë asaj kohe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës po bëhej gati për t’u dhënë me koncesion. Në pronësi shtetërore kishte mbetur vetëm Kulla-kontrolli i trafikut ajror. Stafi drejtues i ndërmarrjes së koncesionuar ishte bartur tek pjesa që do të mbeste në menaxhim të shtetit.

Bekim Jashari më 2011 do të kalonte në postin e kryetarit të bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Aeroporti i Prishtinës-Kontrolli i Trafikut Ajror”.

E njëjta histori si ajo e vitit 2009 do të përsëritej edhe më 2013. Bahri Nuredini, nipi i Bekim Jasharit, do të emërohej kryeshef ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje publike. Deri në vitin 2013, Nuredini ishte ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje.

Agjencia Kundër Korrupsionit e pati vlerësuar si nepotizëm emërimin e Nuredinit, në një pozitë e cila i jep llogari dajës së tij.

Raporti i hetuesve europian (EUOCI), shkonte edhe më larg, duke ngritur dyshime se Bahri Nurdini dhe Bekim Jashari, tash kryetar i Skenderajt e që dikur shërbeu si kryetar i bordit i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, kanë ngritur një firmë ndërtimore me emrin “Premium Group”, me të cilën ndërtojnë ndërtesa në Prishtinë, dhe se paratë për këtë biznes profitabil mund t’i kenë marrë nga ndonjë projekt në Aeroport.

Të ngjashme
Golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës

Golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës

E rëndë në Gjermani: Vdes dyvjeçari pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

E rëndë në Gjermani: Vdes dyvjeçari pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

Dita e Shërbyesve Civilë, SPAK: Shërbyesit civilë të zhgënjyer me pagat dhe kushtet e punës

Dita e Shërbyesve Civilë, SPAK: Shërbyesit civilë të zhgënjyer me pagat dhe kushtet e punës

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta