4 mijë eurot e shpenzuara, Kupina thotë se Osmani nuk e dinte se po kompensohej nga Kuvendi

4 mijë eurot e shpenzuara, Kupina thotë se Osmani nuk e dinte se po kompensohej nga Kuvendi

Këshilltari për media, Bekim Kupina, i presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me kompensimin e Osmanit, në kohën kur ishte deputete, për udhëtim. Ai tha se ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e saj si deputete edhe pse ka udhëtuar pjesën më të madhe nga Gjilani. “Se sa e kujdesshme […]

Këshilltari për media, Bekim Kupina, i presidentës së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me kompensimin e Osmanit, në kohën kur ishte deputete, për udhëtim.

Ai tha se ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e saj si deputete edhe pse ka udhëtuar pjesën më të madhe nga Gjilani.

“Se sa e kujdesshme është presidentja me kuletën e shtetit e dëshmon fakti që edhe si kryetare e kuvendit e edhe si presidente ka bërë shpenzime deri dhjetëfish më të vogla, por duke bërë punë shumëfish më të mëdha për shtetin!”, shkroi ai.

Njoftimi i plotë:

Reagim ndaj “qepuesve” që e akuzojnë presidenten për abuzim të taksave qytetare

Në vitin 2010, kur zonja Osmani është zgjedhur deputete për herë të parë, nuk ka ekzistuar asnjë rregullore, me të cilën parashihej kompensimi i deputetëve për udhëtim prej komunave nga vijnë. Në atë kohë, deputetja Osmani asnjëherë nuk është informuar nga administrata e Kuvendit apo trupat e tjerë të Kuvendit, që ndërkohë është marrë një vendim i tillë për kompensim. Ajo është regjistruar në formularin për regjistrim si deputete e Mitrovicës, por ajo poashtu asnjëherë nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim për udhëtim.

Që nga dhjetori i vitit 2012, znj.Osmani është martuar në Prishtinë, por edhe më tej, më shumë se gjysmën e vitit (nga fillimi i vitit 2013 e tutje), zonja Osmani i kalon në Gjilan, prej nga edhe ka udhëtuar.

Znj. Osmani edhe sot e kësaj dite vazhdon që pjesën më të madhe të vitit të udhëtojë nga Gjilani. Përgjatë viteve 2011-2014 që ajo qenka kompensuar me rreth 80 euro në muaj për udhëtimet e mandatit të parë, ajo asnjëherë nuk është informuar rreth kompensimit për udhëtim.

Siç dëshmohet ajo nuk është kompensuar për 4 mandatet e tjera si deputete edhe pse ka udhëtuar për pjesën më të madhe të secilit nga këto vite.

Prandaj moralizuesit që sot qepojnë duhet të reagojnë për 53 milionëshat e shumtë të abuzuar nga partitë e tyre, e jo ta dezinformojnë publikun rreth presidentes.

Se sa e kujdesshme është presidentja me kuletën e shtetit e dëshmon fakti që edhe si kryetare e kuvendit e edhe si presidente ka bërë shpenzime deri dhjetëfish më të vogla, por duke bërë punë shumëfish më të mëdha për shtetin!

Të ngjashme
Kosova kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Majorka, 6 vjeçarja i kthehet nënës shëndosh e mirë

Kosova kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Majorka, 6 vjeçarja i kthehet nënës shëndosh e mirë

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, asgjësohen mbi 2000 bimë

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, asgjësohen mbi 2000 bimë

Zjarri në një ndërtesë në kryeqytet, Rama: Zjarrfikësit, policia e mjekët reaguan me shpejtësi për të menaxhuar situatën

Zjarri në një ndërtesë në kryeqytet, Rama: Zjarrfikësit, policia e mjekët reaguan me shpejtësi për të menaxhuar situatën

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-ministrini Energjisë: Gazifikimi i qymyrit i shtrenjtë, s’mund ta mbulojmë, gazi amerikan krijon stabilitet dhe kushton më pak

Ish-ministrini Energjisë: Gazifikimi i qymyrit i shtrenjtë, s’mund ta mbulojmë, gazi amerikan krijon stabilitet dhe kushton më pak

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Politikat energjetike nuk adresojnë sigurinë dhe varësinë nga importet

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Politikat energjetike nuk adresojnë sigurinë dhe varësinë nga importet

Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova

Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova

MINTI publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

MINTI publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

Djali rrah babanë në Shtime

Djali rrah babanë në Shtime

Një veçanti unike që Kepi i Gjelbër arriti në këtë Botëror

Një veçanti unike që Kepi i Gjelbër arriti në këtë Botëror

Gjashtë persona grabisin tri shtetase kolumbiane, i futen në një dhomë dhe ia morën 4 telefona dhe 300 euro

Gjashtë persona grabisin tri shtetase kolumbiane, i futen në një dhomë dhe ia morën 4 telefona dhe 300 euro

Tre persona pranuan trajtim mjekësor pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë

Tre persona pranuan trajtim mjekësor pas zjarrit që kaploi një ndërtesë në Prishtinë

Një grua gjendet pa shenja jete nga familjarët e saj në Prishtinë

Një grua gjendet pa shenja jete nga familjarët e saj në Prishtinë