Zjarri në një ndërtesë në kryeqytet, Rama: Zjarrfikësit, policia e mjekët reaguan me shpejtësi për të menaxhuar situatën

Kreu i Komunës së Prishtinës, përparim Rama, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’ për zjarrin që ka përfshirë sot një ndërtesë në kryeqytet.
Rama ka thënë se ka dalë edhe vet në terren për të parë nga afër situatën dhe për të falendëruar zjarrfikësit, policinë dhe ekipet shëndetësore për menaxhimin e këtij incidenti.
“Një ndërtesë u përfshi nga flakët sot në Prishtinë. Dola në terren për ta parë nga afër gjendjen dhe për t’i falënderuar personalisht zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, ekipet shëndetësore dhe të gjitha ekipet e drejtorisë për siguri dhe emergjenca n’Kryeqytet, që reaguan me shpejtësi, profesionalizëm dhe përkushtim për të menaxhuar situatën dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Mirënjohje për secilin që ishte në terren. Lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve dhe urojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.”, ka shkruar Rama.











