Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri.


Banesa në Parkun e Qytetit në kryeqytet është kapluar nga flakët në orët e para të mëngjesit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica tha për klankosova.tv se zjarri tashmë është lokalizuar teksa ekipet po punojnë që të flakët të mos shpërndahen në ndërtesat ngjitur.

“Ende jemi duke intervenuar nga mëngjesi pas orës 07:00, të gjitha ekipet janë angazhuar: zjarrfikësit, policia, ekipet mjekësore, drejtoria e sigurisë. Jemi këtu për momentin situata është nën kontroll dhe jemi duke bërë çdo gjë që është e mundur që zjarri të mos përhapet në ndërtesat fqinje. Zjarri është lokalizuar dhe është fikur, por ende kemi probleme, shpresojmë që shumë shpejtë edhe ky problem do të rregullohet. Zjarri është lokalizu ekipet janë të gjitha këto dhe për momentin nuk ka rrezik që zjarri të përhapet në ndërtesat tjera”, tha fillimisht ai.

Sipas tij të lënduar nga ky zjarr kanë mbetur dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të cilët kanë pësuar djegie gjatë intervenimit.

“Janë të lënduar dy qytetarë dhe tre zjarrfikës. Kanë marrë ndihmën e parë, një fëmijë i vogël është në Emergjencë, si pasojë e djegies që ka qenë në banesë ku ka fillu zjarri. Zjarrfikësit janë lënduar gjatë intervenimit, por nuk janë lëndime të mëdha apo serioze, por lëndime të natyrës së punës, qoftë djegie, lëndime që janë bërë dhe jemi duke bërë gjatë intervenimit në këtë lokacion”, shtoi ai.

Në anën tjetër, Fushtica tha se shkaktari i zjarrit është ende i panjohur dhe se hetimet do të bëhen pas përfundimit të intervenimeve.

Të ngjashme
“Revolucioni i Flamingove”, Shqipëria po heton përfshirjen e Iranit në protesta

“Revolucioni i Flamingove”, Shqipëria po heton përfshirjen e Iranit në protesta

Valë e madhe e të nxehtit në Evropë, Gjermania dhe Hungaria më të prekurat

Valë e madhe e të nxehtit në Evropë, Gjermania dhe Hungaria më të prekurat

Insistimi i Kurtit për gazifikim të qymyrit, Naim Rashiti: S’do të ndodhë kurrë, nuk arrin ta bëjë askush

Insistimi i Kurtit për gazifikim të qymyrit, Naim Rashiti: S’do të ndodhë kurrë, nuk arrin ta bëjë askush

Kosova kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Majorka, 6 vjeçarja i kthehet nënës shëndosh e mirë

Kosova kap spanjollin që kishte rrëmbyer vajzën e tij dhe ishte arratisur nga Majorka, 6 vjeçarja i kthehet nënës shëndosh e mirë

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, asgjësohen mbi 2000 bimë

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, asgjësohen mbi 2000 bimë

Zjarri në një ndërtesë në kryeqytet, Rama: Zjarrfikësit, policia e mjekët reaguan me shpejtësi për të menaxhuar situatën

Zjarri në një ndërtesë në kryeqytet, Rama: Zjarrfikësit, policia e mjekët reaguan me shpejtësi për të menaxhuar situatën

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-ministrini Energjisë: Gazifikimi i qymyrit i shtrenjtë, s’mund ta mbulojmë, gazi amerikan krijon stabilitet dhe kushton më pak

Ish-ministrini Energjisë: Gazifikimi i qymyrit i shtrenjtë, s’mund ta mbulojmë, gazi amerikan krijon stabilitet dhe kushton më pak

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Politikat energjetike nuk adresojnë sigurinë dhe varësinë nga importet

Oda Amerikane kritikon Qeverinë në detyrë: Politikat energjetike nuk adresojnë sigurinë dhe varësinë nga importet

Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova

Gjermani: Vdes në vendin e punës 42 vjeçari nga Kosova

MINTI publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

MINTI publikon çmimet, kaq kushton një litër naftë sot

Djali rrah babanë në Shtime

Djali rrah babanë në Shtime

0:000:00