AP: Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

AP: Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

Serbia po forcon aleancën e saj me Rusinë dhe Kinën, dhe së fundmi po armatoset me avionë luftarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme kundërajrore, raportuan mediat e huaja për dërgesën e fundit të armëve nga Rusia, duke vënë në dukje se Serbia shpesh akuzohet për destabilizimin e Bosnjës, Malit të Zi dhe Kosovës. Sipas Associated […]

Sipas Associated Press, shkrimi i së cilës u raportua nga media të tjera në botë, presidenti i Serbisë të hënën vlerësoi dërgesën e fundit të armëve nga Rusia, pavarësisht frikës në Ballkan se forcimi i ushtrisë së vendit mund të çojë në tensione të reja.

Vuçiq mori pjesë në një stërvitje ushtarake pranë Beogradit, e cila përdori sistemin kundër armaturës të blerë së fundmi “Kornet”, për të cilin ai tha se ishte një nga më të mirët e këtij lloji në botë.

“Korneti është një mjet i rëndësishëm mbrojtës për të penguar këdo nga agresioni i mundshëm ndaj vendit tonë”, tha Vuçiq.

AP thekson se Serbia shpesh akuzohet për “tronditje shpatash dhe bashkëpunim me aleatin sllav Rusinë në destabilizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës fqinje, Malit të Zi dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008”.

“Serbia akuzohet gjerësisht se me politikat e saj nacionaliste ka provokuar shpërbërjen e përgjakshme të Jugosllavisë në vitet 1990. Kohët e fundit, vendi është armatosur kryesisht me avionë luftarakë rusë dhe kinezë, dronë dhe sisteme kundërajrore”, shkruan AP në një artikull të titulluar “Serbia vlerëson dërgesën e fundit të armëve nga Rusia”.

Kujtohet se në muajt e fundit Rusia i ka dorëzuar Serbisë 30 tanke luftarake dhe 30 transportues të blinduar. Serbia gjithashtu bleu kohët e fundit sisteme të sofistikuara ruse të mbrojtjes ajrore Pantsir, si dhe helikopterë sulmues dhe transportues dhe dronë kinezë.

Edhe pse zyrtarisht kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, teksti thotë se Serbia ka refuzuar të harmonizojë politikën e saj të jashtme me bllokun 27-vendesh dhe në vend të kësaj ka forcuar aleancën e saj me Rusinë dhe Kinën.

Të hënën, Vuçiq tha se Serbia “mbetet në rrugën evropiane”, por shtoi se ai do të vazhdojë të “ushqejë” lidhjet e tij miqësore me Rusinë dhe Kinën.

Për t’u anëtarësuar në BE, Serbia ka nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, por qeveria ka mbajtur marrëdhënie të ftohta me Kroacinë fqinje, anëtarja e fundit e re që i është bashkuar bllokut.

Sipas AP, Kroacia, e cila është një anëtare e NATO-s, është në një “mini garë armatimi” me Serbinë dhe së fundmi ka marrë gjashtë avionë luftarakë MiG-29 të përdorur nga Rusia dhe katër të tjerë nga Bjellorusia. Në nëntor, qeveria kroate njoftoi blerjen e 12 avionëve luftarakë Rafale nga Franca.

Të ngjashme
Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje

Skanimi i situatës së sigurisë në Ballkan, Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës vizitë në Kosovë e Bosnje

Prokuroria del me detaje të reja për përleshjen me armë zjarri në Podujevë ku mbetën katër persona të plagosur

Prokuroria del me detaje të reja për përleshjen me armë zjarri në Podujevë ku mbetën katër persona të plagosur

Martinez analizon përballjen ndaj Kroacisë: Cristiano Ronaldo shembull, është kapiteni ynë

Martinez analizon përballjen ndaj Kroacisë: Cristiano Ronaldo shembull, është kapiteni ynë

Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja roja 43-vjeçar në Venezuelë

Nxirret i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja roja 43-vjeçar në Venezuelë

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës: Polici civil parandaloi plagosje të tjera në Podujevë, 3 të përfshirët kanë lidhje familjare

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës

Politikani katalunas: Spanja duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës sikurse shumica e Evropës

Ushtaraku i lartë i NATO’s viziton Komandën në Napoli – Informohet edhe mbi operacionet e FSK’së

Ushtaraku i lartë i NATO’s viziton Komandën në Napoli – Informohet edhe mbi operacionet e FSK’së

Raportohet se daja me nipa ishin të përfshirë në plagosjen në Llap

Raportohet se daja me nipa ishin të përfshirë në plagosjen në Llap

Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë

Detaje të reja nga QKUK, Syla: Njëri nga të plagosurit po i nënshtrohet operimit, tre të tjerët po ekzaminohen në Emergjencë

Ky është i plagosuri i katërt nga të shtënat në Podujevë – ai dhe një tjetër i plagosur janë vëllezër

Ky është i plagosuri i katërt nga të shtënat në Podujevë – ai dhe një tjetër i plagosur janë vëllezër

Tmerr në Kupën e Botës| Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

Tmerr në Kupën e Botës| Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit

Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit

Prokurori: Dyshohet për konflikt mes familjarëve

Prokurori: Dyshohet për konflikt mes familjarëve