Kajtazi: Pushteti kriminal i Kurtit i vërsulet qumështores “Vita”, reketashi Muja dërgoi 25 inspektorë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se pushteti kriminal i Albin Kurtit sot i është vërsulur qumështores “Vita” në Istog në përpjekje për ta mbyllur.
Sipas tij, ministria e Bujqësisë, e udhëhequr nga, siç ka thënë, reketashi Armend Muja, ka dërguar 25 inspektorë të AUVK-së për ta mbyllur qumështoren.
Kajtazi ka thënë se arsyeja e përpjekjeve për mbyllje është vetëm sepse “Vita” i përket familjes Devolli.
“Ministria e udhehequr nga reketashi Armend Muja ka derguar 25 inspektore te AUVK ut per ta mbyllur qumeshtoren me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasine e pranimit te qumeshtit nga 1 korriku 2026 per shkak te mungeses se tregut”, ka shkruar Kajtazi.
“Ajo qe po ndodh ne Istog eshte paralajmeruar shume kohe me pare nga ky regjim. Arsyeja eshte se Vita i perket familjes Devolli”, ka thënë ai.
Sipas Kajtazit, pos inspektoreve, aty kanë shkuar edhe stafi politik i Armend Mujes.











