Ushtaraku i lartë i NATO’s viziton Komandën në Napoli – Informohet edhe mbi operacionet e FSK’së

Ditën e sotme, në Komandën e Forcës së Përbashkët të NATO’s në Napoli, ka qëndruar zëvendëskomandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, Sir Johnny Stringer.
Ky i fundit, shtohet në njoftim, është informuar mbi operacionet kryesore rajonale si, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, misionin e NATO’s në Irak, dhe, strukturën e Shtabit të Luftimit.
Njoftimi:
Sot, Komanda e Forcës së Përbashkët e NATO-s në Napoli (JFC Naples) pati nderin të mirëpriste në selinë e saj Marshallin e Forcave Ajrore, Sir Johnny Stringer, Zëvendëskomandantin Suprem të Forcave Aleate në Evropë (DSACEUR).
Gjatë vizitës së tij, ai zhvilloi takime me udhëheqësit dhe stafin, duke u informuar përmes prezantimeve mbi operacionet kryesore rajonale, si Misioni i NATO-s në Irak (NATO Mission Iraq), Forca e Kosovës (KFOR) dhe struktura e Shtabit të Luftimit (Warfighting Headquarters Structure).
Jemi krenarë që prezantojmë përkushtimin e ekipit tonë shumëkombësh!










