Sezoni i ri i dasmave

Sezoni i ri i dasmave

Është interesante se si nganjëherë deklarata të caktuara politike e humbin udhën dhe prejardhjen. Duken se kanë ardhë prej tjetërkah e janë thënë nga tjetërkush. Madje qëllimshëm, shumë lehtë, mundet njeriu që t’ua ndërrojë pronarin dhe kohën nëse e ka ndërmend talljen. Se di a mund ta qëlloni, pa u treguar, se kush e ka […]

Është interesante se si nganjëherë deklarata të caktuara politike e humbin udhën dhe prejardhjen. Duken se kanë ardhë prej tjetërkah e janë thënë nga tjetërkush. Madje qëllimshëm, shumë lehtë, mundet njeriu që t’ua ndërrojë pronarin dhe kohën nëse e ka ndërmend talljen.

Se di a mund ta qëlloni, pa u treguar, se kush e ka thënë këtë: “shihet se nepotizmi ka përfshirë edhe majat e kësaj Qeverie, e cila në njërën anë bën pazare me Serbinë për tokën dhe funksionimin e shtetit tonë, e në anën tjetër e ka prioritet nepotizmin.”

Mund t’i bijmë në fije kuptimit duke e zbërthyer përfjalshëm. Shihet që janë dy brenga të shprehura, nepotizmi dhe pazaret me Serbinë. Aktualisht në politikën tonë po bëhet brengë serioze përngjasimi i dasmave dhe qeverisjes, në mënyrën se si po “ftohen mysafirët” për ta bërë “ahengun”.

Po ashtu, është brenga qytetare se mos helbete dikush po e llogaritë keq fundin e bisedimeve duke dalë keq nga to, pa ndonjë copë integriteti, qoftë asociacioni qoftë korrigjimi. Por, ta rikthejmë një pjesë të deklarimit të z.Kurti në cilësimet për qeverisjet tjera, duke e garantuar mospërsëritjen e kësaj praktike në qeverisjen e tij.

“Nuk mundemi me i mbush ambasadat sikur nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinj. Kushërinjtë janë për te shtëpia, familja është te shtëpia.” Me ia nisë me i numëru emrat e atyre që morën pozita duke përdorur afërsitë dhe “aftësitë”, qofshin ato familjare apo militante, në qeverisjen aktuale të dalë nga zgjedhjet e fundit, janë shumë. Na nxë akshami veç tu i përmend.

Me ia nisë e me i dëgju arsyetimet e pushtetit sot, se pse janë të “nevojshme” këto emërime, paraprakisht nuk bën pa noj kokërr për dhimtë kreje. Ta shpifë, thonë vëllezërit nga Shqipëria, tendenca për t’i bërë disa më të barabartë se të barabartët.

E tani, deklarata e mëhershme që duket se e ka humbur udhën dhe pronarin është e z.Kurti. Ka “humbur” si e tillë sepse kollaj mund të futet në një kontekst tjetër duke mos e lëkundur kuptimin. Tani mund të thuhet që Kryeministri po flet për veten përmes tjetrit, ose ta thjeshtëzojmë: atë që u thoshte që e bënin të tjerët po e bën vet, prandaj deklaratat e tij të thëna dje po tingëllojnë sikur deklaratat e kundërshtarëve të tij politik për te sot. Urime sezoni i ri i dasmave!

Të ngjashme
LITURGJIA E T'ATIT

LITURGJIA E T'ATIT

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët