“Me gruan komunikoj në gjuhën angleze’, kush është Rita Kurti, bashkëshortja e kryeministrit të ri

“Me gruan komunikoj në gjuhën angleze’, kush është Rita Kurti, bashkëshortja e kryeministrit të ri

Albin Kurti është dalluar edhe për mënyrën e të bërit politikë, por edhe në disa vendime që lidhen me jetën e tij. Kurti, që sot ka gjasa ta ketë ditën më të rëndësishme në karrierën e tij, është i martuar me Rita Knudsen Augestad, një norvegjeze. Ata kanë bashkë një vajzë 5 vjeçare, Lea. Rita […]

Albin Kurti është dalluar edhe për mënyrën e të bërit politikë, por edhe në disa vendime që lidhen me jetën e tij. Kurti, që sot ka gjasa ta ketë ditën më të rëndësishme në karrierën e tij, është i martuar me Rita Knudsen Augestad, një norvegjeze. Ata kanë bashkë një vajzë 5 vjeçare, Lea.

Rita tash duhet ndoshta të ndërrojë vendbanim. Ajo jeton në Norvegji bashkë me vajzën

Por kush është Rita?

Mediat kanë provuar disa herë të mësojnë më shumë nga ajo, por ka refuzuar dhe ka ikur nga eventet mediale.

Në një nga të paktat raste kur Rita Knudsen Augestad e mori fjalën në publik, ishte për të përgënjeshtruar lajmin e ndarjes. Por, ndryshe nga zyrtarët e partisë të bashkëshortit, ajo e bëri këtë në mënyrën saj, diskrete dhe njëkohësisht moraliste: ‘Lajmet’ e publikuara nga media të ndryshme në Kosovë për relacionin me burrin tim, Albin Kurti, janë qartazi plotësisht të pavërteta. Ky është një nivel i ri i ulët i atyre që shpërndajnë dezinformata të tilla të turpshme” u mjaftua ajo me një postim të shkurtër.

Albin Kurti dhe Rita e kishin kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë, në mars të 2014. Ata u betuan përpara njëri tjetrit në komunën e Prishtinës, nga ish bashkëudhëtari i Albinit, sot kundërshtar i tij, Shpend Ahmeti.

Për tre pjesëtarët e familjes Kurti nuk dihet më shumë sesa ka pranuar të rrëfejë vetë Albini.

Ai ka thënë se me gruan e tij të ardhshme u njoh në kryeqytetin e Kosovës, ku filloi pasioni mes tyre. Duke folur për emisionin “N’Konak” të RTV Dukagjinit, ai ka treguar:

“Mendoj se jeta është pak misterioze dhe nuk dihet se ku të përplasin dallgët. Unë gruan time e njoha në Prishtinë. Unë jam i lumtur me atë që ka ndodhur. Unë nuk shoh barriera për faktin se ajo është e huaj. Nuk kemi shef në familje, por kemi një lloj bashkëqeverisje”, është rrëfyer ai duke dhënë edhe pak elemente e si e rrisin vajzën e tyre Lea:

“Vajzës i flas shqip. Por ajo e di edhe gjuhën norvegjeze. Në fillim kemi pasur probleme, pasi që me gruan komunikojë në gjuhën angleze dhe kjo ka bërë që hutohet vajza ime. Tani ajo e di shqip më mirë se sa unë gjuhën norvegjeze

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?