Industria e muzikës në Kosovë përdhunon fëmijë, gra, analfabetë e varfanjakë

Industria e muzikës në Kosovë përdhunon fëmijë, gra, analfabetë e varfanjakë

Në një fotografi të shpërndarë në Facebook mund të shohim një këngëtare me emrin Fjolla Morina derisa kërcen e këndon gati cullak para disa fëmijëve. Fotografia tregon se këngëtarja e përmendur po shiste edhe seks në momentin në fjalë, elementi kryesor aktualisht në industrinë e muzikës, por myshterinjtë i kishte tepër tepër të vegjël. Shembull […]

Në një fotografi të shpërndarë në Facebook mund të shohim një këngëtare me emrin Fjolla Morina derisa kërcen e këndon gati cullak para disa fëmijëve. Fotografia tregon se këngëtarja e përmendur po shiste edhe seks në momentin në fjalë, elementi kryesor aktualisht në industrinë e muzikës, por myshterinjtë i kishte tepër tepër të vegjël. Shembull interesant i një kapitalisteje të ftohtë e të egër në një shtet që nuk funksionon dhe në një shoqëri të paarsimuar.

Në fakt, po njëjtë ndodh shpesh edhe në koncertet që mbahen në Prishtinë e qytete tjera. Në rendin e parë duke shikuar performanca sensitive janë disa fëmijë të vegjël.

Ndërkohë që në sheshin Nëna Terezë mund t’i shohim disa vajza të vogla, katër-pesë vjeçare, derisa bëjnë poza të njëjta me këngëtaret që shesin seks përmes muzikës, ose derisa kërcejnë e dridhen po si ato.

Industria e muzikës në Kosovë është rritur aq shumë sa nuk mund të shpërfillet më si një banalitet i neveritshëm. Muzikantët tanë po e shfrytëzojnë në mënyrë të pacipë kombinimin mes vlerave liberale në një anë, dhe mungesës së edukatës e vetëdijes bazike qytetare në tjetrën. Thelbi i kësaj muzike është bash shfrytëzimi i njerëzve më të lëndueshëm të shoqërisë edhe pse këngëtarët janë vetëshpallur si ‘reperë’, ‘rokerë’, ‘hip-hop artistë’, ‘pop artistë’, etj. por pa iu përmbajtur asnjëherë zhanreve të kultivuara dhe frymës që deklarojnë se duan ta përçojnë. Këta këngëtarë në vazhdimësi rimarrin primitiven duke e përpunuar vrazhdë, dhe në të njëjtën kohë duke iu kthyer pa mbarim folklorit analfabet të paraluftës. Nuk kursejnë as repin dhe rokun folklorik të dikurshëm, e bile as muzikën e bërë nëpër oda me çifteli dhe instrumente të ngjashme.

Bashkë me patriotizmin e patriarkalizmin vulgar e nganjëherë edhe racizmin si produkte të mungesës së edukimit cilësor, promovohet në mënyrë eksplicite edhe dhuna, seksi e korrupsioni. Por kritikat ndaj tyre janë larg më të rralla se ndaj disa hoxhallarëve, edhe pse muzikantët marrin miliona klikime dhe kanë ndikim të madh publik.

Duke qenë se duan t’i maksimizojnë fitimet këta muzikantë keqpërdorin ndjesitë, shijet, bindjet ëndrrat e dëshirat e kategorive më të margjinalizuara të shoqërisë. Natyrisht, nuk kursehen as fëmijët. E bashkë me ta, nuk kursehen as kategoritë e tjera të shtypura, si gratë, romët, serbët dhe gjithë ata njerëz të varfër.

Kësisoj, suksesi i shtuar përvitshëm i industrisë muzikore pa kurrfarë vlerash emancipuese është i lidhur ngushtë me dobësinë e tmerrshme të sistemit arsimor.

Dhe natyrisht, shumica [ndoshta të gjithë] e muzikantëve të suksesshëm në tregun tonë nuk rrjedhin nga familje të varfra e të shtypura por nga familje të privilegjuara, me status social të lartë, e të kamura. Edhe pse shiten ndryshe.

Kjo është një tjetër formë e eksploatimit që të privilegjuarit iu bëjnë të paprivilegjuarve. Dhe nga e gjithë kjo, do të rritet një masë e madhe njerëzish dhunues, racistë e seksistë. Që në vend se të respektojnë liritë dhe të drejtat qytetare do të vazhdojnë të riciklojnë primitivet, veçse me ritme të ndryshme.

Të ngjashme
LITURGJIA E T'ATIT

LITURGJIA E T'ATIT

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët