Abelard Tahiri thotë se Vuçiqi po i strehon të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, ka treguar se kanë shkëputur çfarëdo kontakti me atuoritetet në Serbi, sa i përket rastit të vrasjes së politikanit, Oliver Ivanvoviq. Kjo shkëputje e kontakteve ai thotë se ka ardhur për faktin se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i strehon të kërkuarit për vrasjen e […]

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, ka treguar se kanë shkëputur çfarëdo kontakti me atuoritetet në Serbi, sa i përket rastit të vrasjes së politikanit, Oliver Ivanvoviq.

Kjo shkëputje e kontakteve ai thotë se ka ardhur për faktin se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i strehon të kërkuarit për vrasjen e politikanit serb.

“E kemi shkëputur çdo lloj bashkëpunimi me palën serbe, për shkak se Vuçiq po i strehon të dyshuarit”, ka thënë Tahiri në një konferncë për media.

Ndër të tjera sa i përket dokumentit të prezantuar dje nga Vuçiq, kinse Rada Trajkoviq, ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës për rastin e vrasjes.Tahiri ka thënë se një dokument i tillë është vetëm manipulim që po përpiqet të bëj Serbia lidhur me rastin.

“Ai tashmë po mundohet të manipulojë procesin, përmes dokumentacioneve false”, është shprehur Tahiri.

Në fund ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Serbisë, që të dorëzojnë të kërkuarit për vrasjen e Ivanoviqit.“I bëjmë thirrje që t’i dorëzojë të gjithë të kërkuarit, për të zbardhur rastin e vrasjes së Ivanoviqit”, ka thënë ai.

Të ngjashme
Breshër i madh në fshatin Kryshec të Pejës (VIDEO)

Përkeqësimi i motit, qielli bëhet “burg” mbi fshatin Bukosh të Suharekës

Shifrat që befasojnë: Mbi 35 mijë gjoba në vetëm gjashtë muaj, ja sa shoferëve iu ndalua patentëshoferi në Pejë

Embolo thyen heshtjen pas kartonit të kuq ndaj Argjentinës

BE e shqetësuar nga vendimi i KPK-së dhe Haxhiut për prokurorët serbë: Përmbahuni nga veprime që pengojnë ri-integrimin

Moti i ashpër lë pa rrymë shumicën e fshatrave në Istog dhe Klinë

Gostivar: 2900 të helmuar nga uji, pompat ilegale në lumë dyshohen si shkak – tre zyrtarë në pranga

Lëshoi leje për importimin e biocideve e pesticideve, ndalohet një zyrtar për keqpërdorim të detyrës

Burri s'gjeti vend as në Qeveri e as në Kuvend, por gruaja e Hysen Durmishit punësohet te Arben Vitia

"Shans s'ka...", pronari hyn brenda dhe nuk lejon t’i rrënohet shtëpia te “Rruga A” në Prishtinë

Dokumente të reja zbulojnë detaje tronditëse ndaj vëllezërve Tate, rëndohen akuzat për përdhunim dhe trafikim seksual

Çmimet e naftës rriten pas kërcënimit të Huthëve për bllokadë detare ndaj transportit saudit