Marko Gjuriq: Nuk ka dëshmi që në Reçak kemi bërë krim

Marko Gjuriq: Nuk ka dëshmi që në Reçak kemi bërë krim

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se qëllimi i bombardimeve të NATO’s ishte që ‘të mos mbetej asnjë serb në Kosovë’. Por, ai thotë se ‘ky qëllim nuk u arrit dhe nuk do të arrihet kurrë”, shkruan B92, përcjell Periskopi. Ndërkohë, Gjuriq ka përmendur edhe Reçakun, […]

Marko Gjuriq thotë se qëllimi i NATO’s ishte që ta ‘merrte territorin e Serbisë duke ushtruar agresion në vitin 1999’.

‘Dikush tentoi të na i kidnapojë 10,887 kilometra katrorë të Serbisë duke tentuar të na aneksonte një pjesë të vendit. Jemi dëshmitarë se si muajve të fundit janë hequr kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe nuk është lëshuar asnjë zë si reagim ndaj këtij veprimi”, ka thënë Gjuriq, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se si ‘motiv i dytë i NATO’s ka qenë edhe dobësimi gjeopolitik i Serbisë dhe popullit serb në Ballkan’.

‘Si dikush që ka qenë dëshmitar dhe e ka përjetuar se cilat kanë qenë pasojat e marsit 1999, mund të them se nuk kam asnjë dilemë se ky ishte një agresion ndaj nj ështeti të pavarur dhe që nuk kishte asnjë lloj arsyetimi për një intervenim të tillë”, ka thënë tutje ai.

Ai ka thënë se ‘mekanizmat e OKB’së e përcaktojnë qartë se cilat janë kushtet se si mund të ndërhyhet ndaj një shteti të pavarur”.

“Nëse fillojmë me Reçakun, kemi nga atje analiza që nuk ka pasur krime që mund të kenë çuar në një agresion të tilë. Institucionet legale nuk e kanë konfirmuar kurrë dyshimin se në fshatin Reçak ndodhi diçka e tillë apo në ndonjë fshat tjetër të Kosovës’, ka thënë ai.

“Forcat tona kishin arritur që në mënyrë madhore t’i përgjigjeshin forcave rebele (UÇK v.j) Kur filloi agresioni i NATO’s, nuk kishte as edhe një fakt të vetëm që po shkeleshin të drejtat e njeriut. Gjatë bombardimeve të NATO’s, ata përdorën aeroplanët e tyre në bashkëpunim me UÇK’në që të sulmonin jo vetëm bazat ushtarake të Jugosllavisë por edhe popullatën civile”, ka thënë Gjuriq./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës

Golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës

E rëndë në Gjermani: Vdes dyvjeçari pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

E rëndë në Gjermani: Vdes dyvjeçari pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës

Dita e Shërbyesve Civilë, SPAK: Shërbyesit civilë të zhgënjyer me pagat dhe kushtet e punës

Dita e Shërbyesve Civilë, SPAK: Shërbyesit civilë të zhgënjyer me pagat dhe kushtet e punës

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tërhiqet vendimi ku VV tentonte t’i jepte 75 hektarë tokë të shtetit një kompanie të sapokrijuar

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Tragjedia në Prizren, sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Rama publikon letrën e UÇK’së që thotë se Goxhaj refuzoi t’i bashkohet luftës në Kosovë, i bindur që Irani ka dorë në protestë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Inspektorati vazhdon me gjoba nga 200 euro për mbeturinat vëllimore në Prishtinë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Haradinaj takon veprimtarin Hysen Gërvalla: Krenar me burra të tillë, që nuk kursyen asgjë për lirinë tonë

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta

Raportohet zhdukja e një gruaje në Rahovec, rrethanat të paqarta