Qëndrimet kundërthënëse të Markoviqit e Limajt për Demarkacionin

Qëndrimet kundërthënëse të Markoviqit e Limajt për Demarkacionin

Marrëveshja për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi mund të kalojë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, që do mbahet të dielën, duke filluar nga ora 18:00. Por, paqartësi të shumta do mbesin pas ratifikimit të Demarkacionit. Paqartësitë thellohen edhe më shumë nga deklaratat kundërthënëse të kryeministrit të Malit […]

Sot u bë publike një marrëveshje e përbashkët mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për siç u tha, rishikim të marrëveshjes së Demarkacionit.

Kjo marrëveshje që është ratifikuar nga Parlamenti i Malit të Zi, ka mbetur pa epilog në Kosovë qe tri vite, shkruan Periskopi.

Deklarata e nënshkruar sot mes dy presidentëve u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015.

Pas nënshkrimit të kësaj aneks-marrëveshje mes Thaçit e Vujanoviqit, erdhi reagimi zyrtar nga kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, i cili ditë më parë qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me liderët shtetërorë.

Markoviq bëri të ditur një detaj që nuk u përmend sot nga asnjëri prej liderëve institucional në Kosovë.

Ratifikimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi mbetet ende në fuqi, ashtu siç dy vendet janë marrë vesh më 2015, transmeton Periskopi.

I pari i ekzekutivit malazez shtoi se Mali i Zi nuk ka ecur prapa, me aneks-marrëveshjen për Demarkacion që u nënshkrua sot.

“Ne theksuam domosdoshmërinë për të treguar përgjegjësinë dhe mirëkuptimin kur është fjala për këtë çështje vendimtare. Gjatë dialogut, Mali i Zi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet e Kosovës për të krijuar një mjedis të përshtatshëm politik me qëllim ratifikimin e marrëveshjes kufitare. Një qasje e tillë nuk do të thotë që ne po lëvizim prapa, por se po ecim përpara. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen, mbetet në fuqi. Ne po tregojmë vullnetin tonë ndaj autoriteteve të Kosovës se ne do të punojmë së bashku nën marrëveshjen dhe në përputhje me arsyet gjeografike dhe ekonomike”, ka thënë Markoviq, njofton komunikata e qeverisë malazeze”, tha kryeministri malazez.

Por, ndryshe shprehet zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ishte i ngarkuar me gjetjen e një zgjidhjeje për Demarkacionin.

Në një intervistë në Klan Kosova, Limaj tha se deklarata e sotme mes dy presidentëve garanton se çështja e kufirit do të rishikohet metër për metër.

Madje, Limaj, i cili deri dje ishte zë i fuqishëm kundër Demarkacionit, shpresoi se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës para seancës solemne të Pavarësisë, si dhuratë për qytetarët në dhjetëvjetorin e pavarësisë.

“Me vullnet të mirë, me zgjidhje kreative është arritur kjo marrëveshje. Jemi ulur si dy vende mike, për ta ndihmuar njëra-tjetrën, duke respektuar interesat. Në këtë situatë, zgjidhja ka qenë që të gjenden pikat e përbashkëta, që kënaqin interesat e të dy vendeve, duke respektuar ndjeshmërinë e vendit fqinj. Ne besojmë që ekspertët janë ata që duhet t’i japin fund kësaj çështje. Tani u duhet dhënë mundësia atyre që mendojnë se ka pasur gabim në shënjimin e vijës kufitare që ta shohin prapë, duke pasur kohën e mjaftueshme”, tha Limaj.

Por, ai nuk u përgjigj kur u pyet se cila palë përfiton nga aneks-marrëveshja e nënshkruar sot mes Thaçit e Vujanoviqit.

Markoviq deklaroi se me anë të kësaj marrëveshje Mali i Zi ka treguar se dëshiron një problem më pak të pazgjidhur në Ballkan, teksa ka shtuar se vendi i tij nuk ka vepruar në mënyrë egoiste.

Qëndrimet e tyre të kundërta për çështjen e rishikimit të Demarkacionit krijojnë edhe më shumë konfuzitet lidhur me zhvillimet për këtë ngjarje.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë procedoi në Kuvend projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi, ndonëse nuk kishte kuorum.

Madje, ai doli i nervozuar nga kjo mbledhje, pas së cilës tha se Kuvendi nuk është lodër e kukullave dhe se ai do ta ushtrojë autoritetin e tij institucional e kushtetutes.

Ndonëse u raportua se është arritur konsensus i gjerë politik për Demarkacionin, një gjë e tillë ende është e paqartë.

U raportua se përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës janë përplasur në mbledhjen e sotme të Kryesisë, teksa kishin shfaqur qëndrime të kundërta për deklaratën e nënshkruar sot nga presidenti Thaçi e Vujanoviq.

KTV raportoi se Bilall Sherifi dhe Ahmet Isufi kanë pasur qëndrime të ndara për atë që pritet të ndodhë të dielën me miratimin e demarkacionit.

Sherifi i NISMA-s ka thënë se në Kuvend duhet të shkojë vetëm Projektligji, dhe se Deklarata e Presidentëve nuk është për votim, e madje as për diskutim në Kuvend.

Por, Ahmet Isufi ka thënë se ata nuk pranojnë që të shkojë vetëm Projekt-ligji dhe se aty duhet të hyjë patjetër edhe aneksi shtesë, për të cilin janë dakorduar Podgorica dhe Prishtina.

Një gjë të tillë, në njëfarë mënyre e përmendi edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Me sa kam dëgjuar edhe presidentin e vendit, deklarata e sotme është e vullnetit të mirë për të ndihmuar në këtë rast shtetin e Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen. Duket se ka dilema brenda koalicionit qeverisës se a do të bëhet kjo deklaratë pjesë e marrëveshjes apo jo”, ka thënë Hoti./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?