Markoviq: Demarkacioni i ratifikuar mbetet në fuqi

Markoviq: Demarkacioni i ratifikuar mbetet në fuqi

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, është thënë se Mali i Zi nuk ka ecur prapa, me aneks-marrëveshjen për Demarkacion që u nënshkrua sot nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, teksa ka shtuar se ratifikimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi mbetet ende […]

Një kumtesë e qeverisë malazeze citon Markoviqin, i cili është shprehur i gëzuar për mundësinë e dhënë Kosovës për liberalizimin e vizave pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

“Vizita ime në Kosovë kishte për qëllim arritjen e këtij momenti, i cili do të duhej t’i mundësonte ratifikimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës dhe kalimin në një fazë tjetër. Dua t’ju them se gjatë dy ditëve të fundit në frymën e interesit dhe interesit tonë të përbashkët të Komisionit Evropian dhe Bashkimit Evropian, kemi pasur bisedime intensive me zyrtarët e Kosovës”.

“Ne theksuam domosdoshmërinë për të treguar përgjegjësinë dhe mirëkuptimin kur është fjala për këtë çështje vendimtare. Gjatë dialogut, Mali i Zi shprehu gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet e Kosovës për të krijuar një mjedis të përshtatshëm politik me qëllim ratifikimin e marrëveshjes kufitare. Një qasje e tillë nuk do të thotë që ne po lëvizim prapa, por se po ecim përpara. Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen, mbetet në fuqi. Ne po tregojmë vullnetin tonë ndaj autoriteteve të Kosovës se ne do të punojmë së bashku nën marrëveshjen dhe në përputhje me arsyet gjeografike dhe ekonomike”, ka thënë Markoviq, njofton komunikata e qeverisë malazeze.

Me tej Markoviq ka thënë se me anë të kësaj marrëveshje Mali i Zi ka treguar se dëshiron një problem më pak të pazgjidhur në Ballkan, teksa ka shtuar se vendi i tij nuk ka vepruar në mënyrë egoiste.

“Në Ballkan duhet të vendosim dialog, në Ballkan kemi nevojë për të kuptuar, ne duhet të shikojmë përpara dhe të mos shikojmë prapa. Bisedimet e mia të djeshme në Prishtinë ishin të atij përmbajtjeje. Dhe deklarata e përbashkët e sotme e presidentëve Vujanoviq dhe Taçi dëshmon për angazhimin tonë të përbashkët dhe besoj se do të kemi një çështje të pazgjidhur më pak në rajon që Mali i Zi po zgjidh me një cilësi të lartë duke kuptuar fqinjët e saj dhe duke premtuar mbështetjen e saj të plotë pa vepruar në një mënyrë egoiste dhe të ngurtë “, theksoi kryeministri Markoviq./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?