Limaj e quan ratifikimin e Demarkacionit dhuratë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Limaj e quan ratifikimin e Demarkacionit dhuratë për 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka thënë se shpreson që marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës para seancës solemne, si dhuratë për qytetarët në dhjetëvjetorin e pavarësisë. Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky akord, i arritur përmes dialogut duke ruajtur interesat e […]

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se ky akord, i arritur përmes dialogut duke ruajtur interesat e të dy shteteve dhe me kujdes për ndjeshmërinë e situatës, i jep mundësi rishikimit të krejtësishëm të vijës kufitare me shtetin fqinj.

“Me vullnet të mirë, me zgjidhje kreative është arritur kjo marrëveshje. Jemi ulur si dy vende mike, për ta ndihmuar njëra-tjetrën, duke respektuar interesat. Në këtë situatë, zgjidhja ka qenë që të gjenden pikat e përbashkëta, që kënaqin interesat e të dy vendeve, duke respektuar ndjeshmërinë e vendit fqinj”.

“Ne besojmë që ekspertët janë ata që duhet t’i japin fund kësaj çështje. Tani u duhet dhënë mundësia atyre që mendojnë se ka pasur gabim në shënjimin e vijës kufitare që ta shohin prapë, duke pasur kohën e mjaftueshme”.

“Përveç Albin Kurtit, të gjithë liderët e partive janë pajtur që çështja e demarkacionit të procedohet sa më shpejtë. Unë mendoj që e udhës është që kjo të ndodhë, duke iu dhënë mundësia ekspertëve që kjo çështje të rishikohet”.

“Do të ishte mirë që para seancës solemne për dhjetëvjetorin e pavarësisë të procedohet. Besoj se parlamenti atë ditë do të votojë për qytetarët e vendit, ndërsa marrëveshja do të hyjë në fuqi menjëherë”.

Të ngjashme
Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten