Veseli i nervozuar pas mbledhjes: Kuvendi s’është lodër e kukullave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ekziston një konsensus i gjerë politik që çështja e kufirit me Malin e Zi të përfundojë. Pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se së shpejti do të përfundojnë lojërat politike dhe emocionale për qytetarët. “Do të ndodh liberalizimi i vizave. Nuk do të falim […]
Pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli ka thënë se së shpejti do të përfundojnë lojërat politike dhe emocionale për qytetarët.
“Do të ndodh liberalizimi i vizave. Nuk do të falim asnjë milimetër të territorit tonë. Ajo çka kemi vendosur në sonte në Kryesi është konform Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Çdokush që ka papranueshmëri, mund t’u drejtohet instancave tjera”, ka thënë tutje Veseli.
Ai tha se Kuvendi nuk është lodër e kukullave, por është institucion që funksionon në bazë të ligjeve.
“Roli im është institucional dhe kushtetutës dhe do ta mbajë deri në fund këtë autoritet në interes të atdheut tim”, përfundoi ai./Periskopi












