Humbi apo fitoi Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit

Humbi apo fitoi Vetëvendosje në zgjedhjet e 22 tetorit

Mbaroi raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale. Gjysma e komunave të Kosovës shkuan në balotazh. Rezultatet e deritanishme u interpretuan thuaj në kor si fitore për Lidhjen Demokratike, dhe si humbje për Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket PDK-së, rënia ishte e pritshme dhe jobefasuese – dhe prandaj, kjo parti i shpëtoi një analize të mëtejmë. […]

Mbaroi raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale. Gjysma e komunave të Kosovës shkuan në balotazh. Rezultatet e deritanishme u interpretuan thuaj në kor si fitore për Lidhjen Demokratike, dhe si humbje për Lëvizjen Vetëvendosje. Sa i përket PDK-së, rënia ishte e pritshme dhe jobefasuese – dhe prandaj, kjo parti i shpëtoi një analize të mëtejmë.

Reagimet e liderëve të partive në fjalë ndërkohë, janë mjaft simptomatike. LDK bëri festë dhe u kaplua nga euforia e fitores. Isë Mustafa buzëqeshi, diçka që e bën rrallë. Kadri Veseli po ashtu e interpretoi rezultatin e partisë së tij si fitore, por kjo nuk e befason askënd meqë secili është i mësuar me dellin festues të kësaj partie, pavarësisht rezultateve që marrin. Por, një reagim mosvet të çuditshëm e kishte Albin Kurti. Ai tha se rezultati i Vetëvendosjes nuk ishte i kënaqshëm, dhe se partia e tij duhej të bënte vetëkritikë dhe të shihte mangësitë në ligjërim.

Por simptoma të çkaje janë këto reagime? Në rend të parë, të dinamikës ligjërimore brenda partive politike. Kënaqja e LDK-së me një sukses pak më të mirë, dëshmon se kjo parti nuk ka interes për ndryshime rrënjësore në vend. Një parti në reformim, siç pretendon të jetë kjo parti, do të duhej praktikisht të ishte më e rezervuar dhe hezituese për t’u marrë me qeverisjet komunale. Shtrirja ligjërimore e partisë, pa një përfshirje të qartë në qendër, në qeveri, është krejtësisht e pamundshme. Kënaqja e PDK-së ndërkohë, është e sinqertë dhe e kuptueshme sepse kjo parti funksionalizohet përmes shtrirjes qorre të pushtetit gjithkund. Komuna, universitete, shkolla e institucione tjera publike. Ndërkohë që pakënaqja e Vetëvendosjes, nuk është e sinqertë, dhe bëhet pikërisht për elementin qendror që e karakterizon partinë: reformimin në ligjërim.

Pse Vetëvendosjes nuk i konvenonte të fitojë shumë komuna?

Në rend të parë, sepse Vetëvendosje thotë se angazhohet, jo thjesht për ndryshime të vogla e të parëndësishme, por për ndryshime rrënjësore. I gjithë ligjërimi i saj – për të cilin flet Kurti – e prodhon imazhin e këtij tipi radikal të ndryshimit, i cili është i nevojshëm për shoqërinë dhe shtetin. Fitorja në shumë komuna do të ishte një mbrapakthim i tmerrshëm për Lëvizjen që ai e udhëheq, sepse do të bënte një shtrirje të madhe ligjërimore, do t’i ofronte një pushtet lokal, që nuk do t’ia dilte të prekte rrënjët e problemeve të shoqërisë. Lëvizjet që mësyjnë ndryshime radikale, angazhohen për ndryshime nga qendra – dhe kjo gjë është fare e thjeshtë për t’u kuptuar. Janë mëse evidente problemet e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, pikërisht në rrafshin ligjërimor, në mirëmbajtjen e idesë se kjo parti ofron diçka radikalisht ndryshe nga partitë e tjera. Prishtina, meqenëse është kryeqytet, dhe më e lidhur me qendrën, është më lehtë e administrueshme. Por, imagjinoni sikur të fitoheshin shumë komuna gjithandej Kosovës?! Kjo do të krijonte mjaft probleme në mirëmbajtjen e imazhit që e ka prodhuar Vetëvendosje për veten e saj.

Nga ky pikëshikim, rezultati zgjedhor i Vetëvendosjes është mjaft i mirë. Fitorja eventuale në Prishtinë, Kamenicë e Prizren, nuk do të rrezikonte imazhin e saj. Sa i përket deklaratës së Kurtit, ajo duhet kuptuar, si çdo deklaratë tjetër, në kuadër të pozicionit politik. Pra, është e pakuptimtë të mendohet se një politikan mund të bëj deklarata të sinqerta e jopolitike. Kurti e ka të qartë rrugën përpara vetes. Dhe, qeverisja në asnjë komunë nuk do t’i shërbente më mirë se mospërlyerja e zyrtarëve të Vetëvendosjes në afera korruptive, dhe se mbajtja si e pavërtetë e pohimit të PDK-së “krejt njejtë”. /Periskopi/

 

Të ngjashme
LITURGJIA E T'ATIT

LITURGJIA E T'ATIT

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Inflacioni 2.0 ose filozofia Kurtiane e bakshishit elektoral

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Manuali i qeverisjes së një manipulatori si Albin Kurti

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Suksesi i radhës i Qeverisë Kurti: Kampionë në inflacion, të fundit në perspektivë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku: Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Si i humbi Rusia miqtë dhe ndikimin global

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Paradoksi i "Zemërthyerve" të Kurtit që luftojnë me mullinjtë e erës

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Albin Guevara dhe Mickoski: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Kurti nga inxhinier i elektros tek inxhinieri i kaosit politik

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

Çka tha Hashim Thaçi në intervistën e fundit nga Haga

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

“Më dukej e pabesueshme”, Baton Haxhiu tregon çfarë pyetje iu parashtruan në polici

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët

Njeriu që e bëri Kosovën, siç e deshën serbët