Qeveria u përgjigjet raportimeve se Steven Schook është përgjegjës për vrasjen e dëshmitarëve në rastin Haradinaj

Qeveria u përgjigjet raportimeve se Steven Schook është përgjegjës për vrasjen e dëshmitarëve në rastin Haradinaj

Qeveria e Kosovës është deklaruar rreth raportimeve të sotme të mediave serbe, ku citohen pjesë nga libri i Martin Heipertz. Ky zyrtar, siç raporton shtypi serb, ka pohuar se Steven Schook është përgjegjës për vrasjen e një dëshmitari në rastin Haradinaj. Kabineti i kryeministrit këtë e quan propagandë të moçme të Heipertz. Mediat serbe, gjatë […]

Qeveria e Kosovës është deklaruar rreth raportimeve të sotme të mediave serbe, ku citohen pjesë nga libri i Martin Heipertz. Ky zyrtar, siç raporton shtypi serb, ka pohuar se Steven Schook është përgjegjës për vrasjen e një dëshmitari në rastin Haradinaj. Kabineti i kryeministrit këtë e quan propagandë të moçme të Heipertz.

Mediat serbe, gjatë ditës së sotme, raportuan për një person të vdekur që ka pasur të dëshmojë në Tribunalin e Hagës për rastin e Ramush Haradinajt. Për këtë, shtypi serb citoi Martin Heipertz-in, i cili në librin e tij “Diplomacia Makiato”, kishte thënë se për vrasjen e një dëshmitari në këtë rast, ishte përkujdesur gjenerali Steven Schook.

Nga kabineti i Kryeministrit janë deklaruar rreth kësaj, duke thënë se Qeveria nuk lexon mediat serbe qe një kohë.

“Jo Qeveria e Kosovës muajt e fundit nuk po e lexon shtypin Serb. Nuk komentoj me asnjë shkrim. Përndryshe ICTY çdo akuzë të nivelit të tillë e ka hetuar në thellësëi dhe çdoherë i ka hedhur poshtë akuzat e tilla”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Kredibilitet për Qeverinë nuk kanë edhe nëse diçka e tillë, e raportuar nga mediat serbe, është pohuar nga një zyrtar që ka qenë i angazhuar në Zyrën Ndërkombëtare Civile në Kosovë.

Zyra e kryeministrit e ka quajtur këtë një propagandë të Heipertz, që kishte ekzistuar edhe kur po gjykohej Haradinaj, por që Tribunali i Hagës i ka hedhur poshtë.

Gjenerali amerikan Steven Schook, i cili në Kosovë ishte zëvendës i shefit të UNMIK-ut, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për likuidimin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin e Hagës kundër Ramush Haradinajt. Kështu pohon ish-këshilltari në Qeverinë gjermane, i cili kishte qëndruar në Kosovë si ekspert për financa në mision zyrtar në Zyrën Ndërkombëtare Civile, Martin Heipertz, shkruan Telegrafi i Serbisë, duke cituar librin e tij “Diplomacia Makiato”.

“Ish-gjenerali amerikan Steven Schook, aktualisht njëri nga njerëzit e ranguar më së larti këtu në UNMIK, ka një dosje goxha të trashë kriminale dhe është i lidhur ngushtë me elitën e këtushme. Ai ka zbuluar emrat e dëshmitarëve kryesorë kundër Haradinajt, të cilët pastaj janë vrarë. Të njohurit tim i ka thënë se njeriu duhet të eliminojë dikë nga rruga nëse kjo u përgjigjet interesave më të larta”, citon Telegrafi serb të ketë shkruar Heipertz.

 

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në