PAN kërkon më 24 gusht seancë

Përfaqësuesi i PAN’it Enver Hoxhaj në takim konsultativ me partitë politike ku po marrin pjesë të gjitha partitë veç Vetëvendosjes, ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit në të cilën ai tha se do të marrë pjesë edhe PAN, të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht. “Konsideroj që nuk ka pasë bllokadë në procesin […]
Përfaqësuesi i PAN’it Enver Hoxhaj në takim konsultativ me partitë politike ku po marrin pjesë të gjitha partitë veç Vetëvendosjes, ka kërkuar që seanca konstituive e Kuvendit në të cilën ai tha se do të marrë pjesë edhe PAN, të mbahet javën e ardhshme më 24 gusht.
“Konsideroj që nuk ka pasë bllokadë në procesin e formimit të institucioneve. Bllokada ka pasë në forma tjera që nuk dua t’i përmendi. Në këtë drejtim, kanë marrë shumë koha në konsulta me përfaqësues të AAK’së dhe NISMA’s.Ne mendojmë që seanca e radhës në të cilën do të merr pjesë koalicioni jonë ku do dalim me kandidat për kryetar të Kuvendit dhe ai kandidat od jetë zoti Kadri Veseli. Seanca e radhës duhet të mbahet javën e ardhshme, më 24 gusht”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se PAN’it i është dashur kohë deri tani të harmonizojë programin qeverisës me partitë e koalicionit.
“Mendojmë se duhet të ruhet dinjiteti i Kuvendit të Kosovës dhe sa herë që hyni në atë sallë duhet të respektohet Kushtetuta dhe ligjet në vend.
Zgjedhjet nuk kanë qenë vetëm për formimin e Qeverisë dhe Kuvendit të rip or kanë qenë se si një Kuvend dhe Qeveri e re duhet të adresojnë disa tema që kanë mbetur pa u zgjidhur dhe disa sfida me të cilat ballafaqohet Kosova.
Do të thotë ideja e zgjedhjeve të parakohshme nuk kanë qenë vetëm ndryshimi i një formule qeverisëse por edhe harimi i një program qeverisës, ne si koalicion na është dashtë kohë që t’i përfshijmë të gjitha prioritetet që ka Kosova”, tha Hoxhaj./Periskopi/












