Mesazhi i së miturës nga Drenasi: Dënim maksimal për profesorin, policin dhe mjekun. Vajza mos heshtni abuzimet!

E mitura A.G nga Drenasi, që i mbijetoi abuzimit nga profesori dhe një polic, përfundoi rrëfimin e saj të dhënë sonte në Insajderi, duke i ftuar të gjitha vajzat që përjetojnë raste të ngjashme si ajo që të flasin hapur. Ajo ndër tjerash tha se kërkon dënimin maksimal për profesorin Shkëlzen Xhekaj dhe policin Vesel […]
E mitura A.G nga Drenasi, që i mbijetoi abuzimit nga profesori dhe një polic, përfundoi rrëfimin e saj të dhënë sonte në Insajderi, duke i ftuar të gjitha vajzat që përjetojnë raste të ngjashme si ajo që të flasin hapur.
Ajo ndër tjerash tha se kërkon dënimin maksimal për profesorin Shkëlzen Xhekaj dhe policin Vesel Veseli dhe mjekun Fehmi Ahmeti.
“Me marrë dënimin edhe profesori edhe polici, dënimin me marrë dënimin maksimal po edhe doktori po ashtu”, tha ajo duke potencuar se është e gatshme të i shkojë procesit deri në fund.
Ajo ka treguar po ashtu se menjëherë pas publikimit të rastit ajo u intervistua për një orë e gjysmë nga Inspektorati Policor i Kosovës. “Inspektorati policor ka ardh në orën e gjashtë në shkollë edhe ka marrë deklaratë për policin. Ka zgjat orë e gjysmë. Kam deklaru qysh na kanë ndodh krejt, ku jem kanë edhe krejt qashtu”, ka rrëfyer ajo.
Periskopi transmetoi rrëfimin e plotë të saj pak më parë. Lexojini rrëfimet këtu.












