VV me sabah te Haradinaj: Ta votojmë buxhetin nëse na i jep paret e PSD-së

VV me sabah te Haradinaj: Ta votojmë buxhetin nëse na i jep paret e PSD-së

Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar që ta kushtëzojë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn për votimin e Projektligjit për buxhet – raporton Periskopi. Burime të Periskopit brenda Kryeministrinë bën të ditur se mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe se i kanë thënë atij se do ta votonin Projektligjin për Buxhet, në […]

Burime të Periskopit brenda Kryeministrinë bën të ditur se mëngjesin e sotëm, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë biseduar me kryeministrin Haradinaj dhe se i kanë thënë atij se do ta votonin Projektligjin për Buxhet, në këmbim të ndryshimit të Ligjit për Financimin e partive politike.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri Haradinaj ka refuzuar këtë ofertë të Vetëvendosjes.

Ndryshimi i këtij Ligji do t’ia mundësonte Lëvizjes Vetëvendosje që të vazhdonte t’i merrte paratë që në fakt iu takojnë deputetëve që tashmë janë larguar nga kjo parti.

Partia Socialdemokrate përmes ndryshimit të Ligjit për financimin e partive politike, kërkon që të marrin mjete financiare për partinë dhe Grupin Parlamentar të tyre, prej 12 deputetëve.

Me Ligjin aktual, kësaj partie nuk i mundësohet të marrë buxhet nga Fondi për Mbështetjen e partive.

Vetëvendosje, që nga viti i kaluar ka 19 deputetë, por ka marrë më shumë se 1.1 milion euro në vit, aq sa do të duhej të merrte për 32 deputetë.

Në Projektbuxhetin e këtij viti, është paraparë shuma prej 4.2 milionë eurove për Fondin për Mbështetjen e partive politike, që u ndahet partive, sipas numrit të ulëseve në Kuvend./PERISKOPI

Të ngjashme
Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Përleshje mes familjarëve në Graçanicë, tre persona përfundojnë në polici

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Thesari i SHBA-së heq përkohësisht disa sanksione ndaj Venezuelës për të lejuar ndihmën pas tërmeteve

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Bill Gates bën renditjen, ja katër profesionet që do t’i mbijetojnë Inteligjencës Artificiale

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vdekje e dyshimtë në Lipjan, policia jep detaje për rastin në objektin e KEDS-it

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Vetura aksidentohet me trenin në Drenas, dy persona përfundojnë në QKUK

Kërkesa e SHBA që Kosova të marrë gazin LNG, Rizvanolli: Në vend të gazsjellësit, gazifikimi dhe importi nga terminali i Vlorës

Kërkesa e SHBA që Kosova të marrë gazin LNG, Rizvanolli: Në vend të gazsjellësit, gazifikimi dhe importi nga terminali i Vlorës

Dy mjete të pashpërthyera gjenden brenda një dite në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Dy mjete të pashpërthyera gjenden brenda një dite në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Vendimi për Thaçin dhe të tjerët: Dhomat e Specializuara mbesin brenda afatit të 20 korrikut

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Lista e zezë e SHBA-së: Këto janë subjektet nga Kosova që janë nën sanksione

Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

Mbi 35 mijë përdorues të drogave në Kosovë, mosha e fillimit zbret në 16 vjeç

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Publikohen çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, shkaktar lagështia

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?

Një tërmet i fortë godet Tokion, sa ishte magnituda?