Epidemia pas kontaminimit të ujit në Gostivar, sërish rritet numri i pacientëve

Epidemia pas kontaminimit të ujit në Gostivar, sërish rritet numri i pacientëve

Vazhdon të rritet numri i pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore si pasojë e konsumimit të ujit të pijshëm në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.

Autoritetet atje e kanë shpallur gjendjen e epidemisë nga uji i kontaminuar, derisa situata vazhdon të jetë e rëndë për banorët që nuk janë duke u furnizuar me ujë.

Vetëm një ditë më parë, sërish është shënuar rritje e numrit të pacientëve, me 125 persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Prej fillimit, janë mbi katërmijë qytetarë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrstjan Mickoski ka thënë se nga e hëna mund të kthehet furnizimi me ujë për Gostivarin, por vetëm për qëllime teknike.

“Le të themi që nesër të publikohet një deklaratë se uji është teknikisht i përshtatshëm për përdorim, pasi është rregulluar në një kohë rekord prej një jave”, ka thënë Mickoski.

Për ta arritur këtë, ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar, ndërkohë qyteti vazhdon të konsumojë vetëm ujë të ambalazhuar dhe të përdorë për pastrim ujë që u shkon me cisterna si ndihmë nga qeveria ose komunat e tjera.

E sa i përket hetimit për rastin, Mickoski ka theksuar se prokuroria tashmë ka identifikuar përgjegjësinë për ndotjen e sistemit të furnizimit me ujë, por hetimet do të vazhdojnë nëse lind nevoja për të përcaktuar përgjegjësi shtesë.

Në Gostivar është shpallur epidemi pas rritjes së numrit të qytetarëve të prekur nga uji i ndotur, ndërsa Qeveria ka shpallur gjendje krize 30-ditore për menaxhimin e situatës.

Kjo pasi mijëra banorë kërkuan ndihmë mjekësore, ndërsa hetimet penale zbuluan dyshime për ndërhyrje të paligjshme në sistemin e ujësjellësit, ku dyshohet se u vendos një pompë që fuste ujë nga lumi Vardar në tubacionin kryesor.

Tre persona janë në paraburgim për 30 ditë me dyshimin për ndotjen e ujit, ndërsa analizat kanë treguar se në ujë kishte pasur 48 herë më shumë baktere se vlerat e lejuara.

Të ngjashme
Aksident në rrugën Polac – Vushtrri, një veturë rrokulliset në rrugë

Aksident në rrugën Polac – Vushtrri, një veturë rrokulliset në rrugë

Irani thotë se ka ndalur sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Irani thotë se ka ndalur sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet

Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

Ndërron jetë legjenda e basketbollit kosovar, Mithat Belegu

Ukraina shënon numrin më të lartë të viktimave civile që nga fillimi i luftës

Ukraina shënon numrin më të lartë të viktimave civile që nga fillimi i luftës

Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret

Haxhiu ia ofron Francës ndihmën e Kosovës në përballjen me zjarret

Zvicra përballet me valë të fortë të nxehti, temperaturat mund të arrijnë deri në 40°C

Zvicra përballet me valë të fortë të nxehti, temperaturat mund të arrijnë deri në 40°C

Zjarr i madh në një pyll në afërsi të Zvërnecit, rrezikohen sipërfaqe pyjore

Zjarr i madh në një pyll në afërsi të Zvërnecit, rrezikohen sipërfaqe pyjore

Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin

Arifi: LVV e ka organizuar një luftë hibride ndaj qytetarëve, me qëllim t’ua shpëlajë trurin

Kjo është gjendja momentale në kufijtë e Kosovës

Kjo është gjendja momentale në kufijtë e Kosovës

Prenga: Raundi i parë më tregoi se mund të përballem me më të mirët

Prenga: Raundi i parë më tregoi se mund të përballem me më të mirët

Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

Rritet interesimi për Universitetin e Prishtinës, mbi 1 mijë aplikantë më shumë se vitin e kaluar

Kryetari i Berlinit: Ishte sulm i dyshuar islamist ndaj demokracisë sonë liberale

Kryetari i Berlinit: Ishte sulm i dyshuar islamist ndaj demokracisë sonë liberale

0:000:00