Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për vrasjen e të miturit Martin Cani.

Përlleshaj u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur.

Për vrasjen e Martin Canit, Gjykata e Tiranës kishte caktuar dënimin me 12 vite burg, ndërsa për tentativën e vrasjes së Luis Meçes vendosi 10 vite burg. Pas bashkimit të dënimeve, Mario Përlleshaj u dënua përfundimisht me 16 vite heqje lirie, vendim që tashmë është lënë në fuqi edhe nga Apeli.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, u shpreh se ishte dhënë një lloj drejtësie, por familja kishte kërkuar një dënim më të rëndë. “Është dhënë një lloj drejtësie, por ne kërkonim më shumë”, tha ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor 2024, pas një konflikti mes të miturve që kishte nisur në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. Konflikti përfundoi me vrasjen e Martin Canit dhe plagosjen e Luis Meçes./Periskopi/

Të ngjashme
Helmimet në Kosovë, QKUK: 31 pacientë të hospitalizuar, 11 nga bakteri Salmonella

Kearns për deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik në Kosovë: Turp, asgjë s’mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur Alzheimerin

Policia bën apel për kujdes të shtuar në trafik ku lëvizin makineritë bujqësore

Lutfi Haziri s'e thotë asnjë fjalë për deponimin e nënshkrimeve për nismën për shkarkim të Abdixhikut

Nga rruga në Google: Si u kthyen vlerësimet online në armë proteste në Shqipëri?

Ferati konfirmon pranimin e nënshkrimeve: Do t’i verifikojmë me Komision, pastaj japim detaje unë ose kryetari

FIFA miraton kërkesën e veçantë të Argjentinës para duelit me Anglinë

Ambasadori i Japonisë viziton Devolli Group, njihet me investimet industriale dhe sfidat e industrisë së qumështit në Kosovë

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

PrishtinaTicket lidh Karlsruhe/Baden-Baden me Prishtinën

Tragjedi në Gjermani: Burri vret gruan me thikë në mes të qytetit

0:000:00