Tragjedi në Gjermani: Burri vret gruan me thikë në mes të qytetit

Tragjedi në Gjermani: Burri vret gruan me thikë në mes të qytetit

Një grua humbi jetën mbrëmjen e së martës pas një sulmi me thikë në qendër të qytetit Kelkheim, në Gjermani.

Sipas raportimeve të mediave gjermabe, i dyshuari është bashkëshorti i viktimës, i cili e sulmoi atë në mes të qytetit, ndërsa kalimtarët ndërhynë menjëherë dhe e mbajtën të neutralizuar deri në mbërritjen e policisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të datës 14 korrik në zonën e rrugës Frankfurter Straße, pranë sheshit qendror të Kelkheimit. Për shkak se bëhet fjalë për një zonë me dyqane dhe lokale, në momentin e sulmit në vendngjarje ndodheshin shumë qytetarë.

Kalimtarët ndërhynë për të ndaluar autorin

Dëshmitarë okularë raportojnë se disa persona reaguan menjëherë sapo panë sulmin, duke e neutralizuar të dyshuarin dhe duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e forcave të policisë.

Policia e arrestoi të dyshuarin në vendngjarje. Ai raportohet se ka pësuar lëndime të lehta gjatë ndërhyrjes së qytetarëve dhe mori ndihmë mjekësore. Ndërkohë, për gruan e sulmuar nuk ishte më e mundur të bëhej asgjë. Ajo ndërroi jetë në vend, si pasojë e plagëve të rënda.

Zonë e bllokuar, hetime intensive

Pas arrestimit, policia rrethoi një perimetër të gjerë rreth vendit të ngjarjes, ndërsa ekspertët kriminalistikë nisën grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Për shkak se shumë persona e panë ngjarjen ose një pjesë të saj, në vendngjarje u angazhuan edhe ekipe të mbështetjes psikologjike dhe këshilltarë shpirtërorë për të ndihmuar dëshmitarët dhe personat e prekur nga trauma.

Autoritetet deklaruan se, pas arrestimit të të dyshuarit, nuk kishte më rrezik për qytetarët, megjithëse zona mbeti e mbyllur për disa orë për shkak të hetimeve.

Motivi ende i paqartë

Shkaqet e sulmit nuk janë bërë ende të ditura. Hetuesit po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse mes bashkëshortëve kishte pasur konflikte të mëhershme.

Policia kriminale po analizon dëshmitë e mbledhura, provat materiale, si dhe mundësinë e ekzistencës së pamjeve nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, të cilat mund të ndihmojnë në rindërtimin e ngjarjes.

Hetimet vazhdojnë

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për vrasje. Autoritetet do të vendosin nëse i dyshuari do të paraqitet para gjykatës me kërkesë për masën e paraburgimit.

Sipas parimit të prezumimit të pafajësisë, deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës, personi i arrestuar konsiderohet vetëm i dyshuar për kryerjen e veprës penale.

Ngjarja ka tronditur banorët e Kelkheimit, një qytet me rreth 28 mijë banorë në rajonin Main-Taunus, në veriperëndim të Frankfurtit, pasi krimi ndodhi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit./Periskopi/


Të ngjashme
Ambasadori i Japonisë viziton Devolli Group, njihet me investimet industriale dhe sfidat e industrisë së qumështit në Kosovë

Ambasadori i Japonisë viziton Devolli Group, njihet me investimet industriale dhe sfidat e industrisë së qumështit në Kosovë

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm të LDK-së

PrishtinaTicket lidh Karlsruhe/Baden-Baden me Prishtinën

PrishtinaTicket lidh Karlsruhe/Baden-Baden me Prishtinën

Helmimi masiv në Han të Elezit, Policia: Janë trajtuar rreth 80 persona, është njoftuar IKShPK

Helmimi masiv në Han të Elezit, Policia: Janë trajtuar rreth 80 persona, është njoftuar IKShPK

Intervistimi i Halil Thaçit, flasin nga Prokuroria Speciale: Dyshohet për ‘‘ushtrim ndikimi’’ lidhur me shpronësimet në Shipitullë

Intervistimi i Halil Thaçit, flasin nga Prokuroria Speciale: Dyshohet për ‘‘ushtrim ndikimi’’ lidhur me shpronësimet në Shipitullë

Meta paditet në SHBA, dyshohet se përdori Al për të larguar nga puna punëtorët me probleme shëndetësore

Meta paditet në SHBA, dyshohet se përdori Al për të larguar nga puna punëtorët me probleme shëndetësore

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

Alarm në Han të Elezit: 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi, 4 dërgohen në QKUK

Deklarata e skandaloze e ministres serbe, Ali Ahmeti: Çnjerëzore, pasqyron mentalitetin e mentorit të saj, Millosheviqit

Deklarata e skandaloze e ministres serbe, Ali Ahmeti: Çnjerëzore, pasqyron mentalitetin e mentorit të saj, Millosheviqit

Zejnulla Gashi merr detyrën e re: Do të jem kryeprokuror i të gjithëve

Zejnulla Gashi merr detyrën e re: Do të jem kryeprokuror i të gjithëve

Thaçi pas intervistimit pretendon se u shantazhua: Isha në cilësinë e dëshmitarit

Thaçi pas intervistimit pretendon se u shantazhua: Isha në cilësinë e dëshmitarit

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

FIFA përgatit ndëshkime për lojtarët dhe trajnerët që kritikuan gjyqtarët pas Kupës së Botës

Ushtria amerikane përgatit daljen përfundimtare nga Iraku

Ushtria amerikane përgatit daljen përfundimtare nga Iraku

0:000:00