Tuchel fajëson ‘ADN-në’ e futbollit anglez pas eliminimit nga Argjentina

Tuchel fajëson ‘ADN-në’ e futbollit anglez pas eliminimit nga Argjentina

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka komentuar eliminimin nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026, duke deklaruar se skuadra e tij humbi kontrollin e ndeshjes pas golit të epërsisë dhe se posedimi i topit nuk është pjesë e identitetit tradicional të futbollit anglez.

“Në atë moment kisha ndjesinë se asnjë strukturë në botë nuk do të na kishte ndihmuar. U bëmë shumë pasivë dhe nuk ishim mjaftueshëm fizikë. Nuk arritëm të ndalonim futbollistët që hynin në zonën tonë dhe krosimet e tyre ishin të nivelit më të lartë," tha Tuchel.


Tekniku gjerman pranoi se skuadra e tij u tërhoq gjithnjë e më shumë në mbrojtje, edhe pse kjo nuk ishte pjesë e planit.

“Nuk ishte kurrë plani të tërhiqeshim kaq thellë, por kështu ndodhi. Nuk fitonim më duelet dhe nuk mund të ndalonim depërtimet e mesfushorëve nga vija e dytë. Për të thyer presionin duhet ta rikthesh topin në zotërim, përndryshe nuk e rikthen dot momentumin e ndeshjes," shtoi ai.

Në fund, Tuchel theksoi se Anglisë i mungon kultura e kontrollit të lojës përmes posedimit të topit, duke e krahasuar me kombëtaret më të suksesshme në këtë aspekt.

“Mendoj se posedimi i topit luan një rol vendimtar. Ndoshta kjo nuk është pjesë e ADN-së sonë, siç është te Spanja apo te Argjentina dhe Brazili, që dinë ta marrin topin dhe ta kontrollojnë ndeshjen përmes tij," përfundoi trajneri i Anglisë./ Periskopi/



Të ngjashme
Fanella e Pele shitet në ankand për rreth 5 milionë dollarë

Fanella e Pele shitet në ankand për rreth 5 milionë dollarë

E konfirmon Shtëpia e Bardhë: Trump do të jetë në finalen e Kupës së Botës

E konfirmon Shtëpia e Bardhë: Trump do të jetë në finalen e Kupës së Botës

Një “gjeneral” slloven për finalen e Kupës së Botës: Kush është Slavko Vincic, referi i ndeshjes Spanjë-Argjentinë

Një “gjeneral” slloven për finalen e Kupës së Botës: Kush është Slavko Vincic, referi i ndeshjes Spanjë-Argjentinë

Messi u përgjigjet kritikëve: Asgjë nuk na është dhënë falas

Messi u përgjigjet kritikëve: Asgjë nuk na është dhënë falas

Lajm i mirë për Spanjën, Yamal pritet të jetë gati për finalen ndaj Messit

Lajm i mirë për Spanjën, Yamal pritet të jetë gati për finalen ndaj Messit

Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Ballkani fiton minimalisht ndaj Connahs

Kualifikimet për Ligën e Konferencës, Ballkani fiton minimalisht ndaj Connahs

BBC: Qysh Messi, si trajner brenda fushës, i prishi taktikat e Anglisë në lojë e sipër

BBC: Qysh Messi, si trajner brenda fushës, i prishi taktikat e Anglisë në lojë e sipër

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

Britania i kërkon FIFA-s të hetojë Argjentinën për pankartën për Ishujt Falkland

Chelsea fshin postimin për Enzo Fernandezin pas reagimeve të ashpra të tifozëve

Chelsea fshin postimin për Enzo Fernandezin pas reagimeve të ashpra të tifozëve

Ibrahimovic mbështet Zidane: Franca ka nevojë për një menaxher, jo për trajner

Ibrahimovic mbështet Zidane: Franca ka nevojë për një menaxher, jo për trajner

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

I ftohtë akull: Bëhet viral reagimi i Scalonit pas golit të fitores kundër Anglisë

Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë

Zbulohet arsyeja pse Bellingham e goditi argjentinasin pas ndeshjes, ylli anglez përballet me një dënim të rëndë