Skenë e papranueshme në Paraguai, kukulla e Mbappes përfundon në flakë

Skenë e papranueshme në Paraguai, kukulla e Mbappes përfundon në flakë

Tensionet pas ndeshjes së fazës së 1/16 së finales së Kupës së Botës 2026 mes Francës dhe Paraguajit nuk janë qetësuar, ndërsa në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje që kanë shkaktuar reagime të shumta.

Sipas raportimit të medias franceze TF1 Info, gjatë festivalit tradicional San Juan Ara në Paraguaj, një grup pjesëmarrësish dogjën një kukull të improvizuar që paraqiste kapitenin e Francës, Kylian Mbappe, veprim që është dënuar gjerësisht si i papranueshëm.



Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të forta si në Francë ashtu edhe në opinionin ndërkombëtar, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Eliminimi i Paraguajit nga Franca në fazën e 1/16 së finales duket se ka lënë shije të hidhur te një pjesë e tifozëve, ndërsa Mbappe, si lideri i "Les Bleus", është kthyer në objektivin kryesor të zemërimit të tyre.

Ngjarja vjen pas polemikave të mëparshme të shkaktuara nga deklaratat me përmbajtje raciste të një senatoreje paraguaiane ndaj sulmuesit francez, të cilat rritën tensionet dhe shkaktuan reagime edhe në nivel diplomatik.

Pas publikimit të videove të djegies së kukullës së Mbappes, shumë zëra e kanë cilësuar incidentin si një akt të papranueshëm, ndërsa FIFA pritet të jetë nën presion për të shqyrtuar ngjarjen dhe për të vendosur nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me sjelljen e tifozëve dhe personave të përfshirë. /Periskopi/

Të ngjashme
Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së

Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së

Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër – mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë

Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër – mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë

Lumir Abdixhiku i thotë po takimit me Kurtin

Lumir Abdixhiku i thotë po takimit me Kurtin

Irani varros Ali Khamenei pas ceremonive masive mortore

Irani varros Ali Khamenei pas ceremonive masive mortore

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin

Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Zafir Berisha i drejtohet opozitës: Shkuarja në takim te Kurti është futje në vallen e djallit

Zafir Berisha i drejtohet opozitës: Shkuarja në takim te Kurti është futje në vallen e djallit

Irani pretendon se ka goditur bazën ushtarake amerikane në Jordani

Irani pretendon se ka goditur bazën ushtarake amerikane në Jordani

Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

Aleanca s’takohet me Kurtin, publikon letrën e kërkesave

Aleanca s’takohet me Kurtin, publikon letrën e kërkesave

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

0:000:00