Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Hamza: Ia ktheva shkresën Kurtit për nesër në takim në ora 09:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është deklaruar lidhur me ftesën e liderit të VV’së Albin Kurti, për takim.


Hamza ka treguar se i është përgjigjur Kurtit, duke i shprehur gatishmëri për takim ditën e nesërme në orën 09:00.

“Ja ktheva shkresën që PDK-ja është e gatshme të takohet nesër me Kurtin në ora 09:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai.

Hamza pas mbledhjes ka thënë se për shkak të seriozitetit të situatës, takimet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti duhet të bëhen në mënyrë serioze dhe të përgjegjshme.


“Prandaj duke e ditur seriozitetin e situatës, mendoj që secili prej nesh duhet të sillet në mënyrë të përgjegjshme e serioze, duke filluar prej ftesës. Duke filluar prej ftesës, ftesa duhet të dërgohet në mënyrën, që me u dërguar nga kryetari i partisë më të madhe të mundshme të siguruar në Kuvendin e Kosovës, dhe të mbahet në objektet e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Datat e propozuara ka qenë sot, ora 17:00, dhe janë datat nesër në ora 8:00, në ora 9:00, ose ora 18:00. Sigurisht se unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë institucionale. Nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se me folë për pozitat, e kam thënë dhe po e ripërsëris, është tepër e rëndësishme prioritetet, vizioni për qeverisjen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, ka thënë kryetari i PDK'së./Periskopi/

Të ngjashme
Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

Aleanca s’takohet me Kurtin, publikon letrën e kërkesave

Aleanca s’takohet me Kurtin, publikon letrën e kërkesave

Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Superkompjuteri parashikon fituesin e Kupës së Botës

Haziri: Po flasim çështje thelbësore, Abdixhiku po e diskuton me strukturat letrën e Kurtit

Haziri: Po flasim çështje thelbësore, Abdixhiku po e diskuton me strukturat letrën e Kurtit

FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

Zbulohen motivet e vrasjeve të gruas nga burri në Shkodër

Zbulohen motivet e vrasjeve të gruas nga burri në Shkodër

E rëndë: Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet nëna 14-vjeçare

E rëndë: Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet nëna 14-vjeçare

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë

Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë

Vazhdon gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Vazhdon gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

0:000:00