Loja Francë-Maroko, blindohet Parisi: Mbi 5 mijë policë dhe dronë sigurie do të monitorojnë kryeqytetin

Loja Francë-Maroko, blindohet Parisi: Mbi 5 mijë policë dhe dronë sigurie do të monitorojnë kryeqytetin

Frika për përsëritjen e skenave të dhunës së Botërorit 2022 ka vënë në gatishmëri autoritetet franceze për sfidën Francë–Marok. Mbi 5 mijë policë dhe dronë sigurie do të monitorojnë kryeqytetin, ndërsa janë ndaluar fishekzjarrët dhe mjetet piroteknike. Disa stacione të metrosë do të mbyllen për të kufizuar grumbullimet e tifozëve.

Parisi është vënë në alarm përpara çerekfinales së Botërorit mes Francës dhe Marokut. Autoritetet franceze kanë hartuar një plan të posaçëm sigurie, duke mobilizuar masa të jashtëzakonshme për të shmangur incidentet që mund të shoqërojnë një nga ndeshjet më të ndjeshme të turneut. Përplasjet pas gjysmëfinales së Botërorit 2022 kanë shtyrë policinë të mos lërë asgjë rastësisë.

Sipas mediave franceze, Policia e Parisit do të vendosë në zbatim një operacion të zgjeruar sigurie gjatë mbrëmjes së së enjtes, kur Franca dhe Maroku do të përballen për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

Për herë të parë në këtë turne, mbi kryeqytetin francez do të monitorojnë edhe dronë sigurie, ndërsa autoritetet synojnë të parandalojnë çdo akt dhune apo trazirë që mund të shpërthejë para ose pas përfundimit të sfidës. Mdërkaq, mbi 5 mijë policisë do të jenë të angazhuar për të shmangur trazirat.


Masat janë marrë duke pasur parasysh ngjarjet e Botërorit 2022, kur pas fitores së Francës ndaj Marokut në gjysmëfinale u regjistruan mbi 260 arrestime në të gjithë vendin, shumica e tyre në Paris. Për këtë arsye, policia ka ndaluar përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, ndërsa urdhri do të hyjë në fuqi pak para nisjes së ndeshjes.

Disa biznese në paris kanë vendosur të mbrojnë ambientet e tyre me barriera, ndërsa një pjesë e stacioneve të metrosë do të mbyllen për të kufizuar grumbullimet e mëdha të tifozëve.


Autoritetet e konsiderojnë këtë takim me rrezik të lartë edhe për shkak të komunitetit të madh maroken që jeton në Francë, ndaj synimi është që festa të mos shoqërohet nga episode dhune apo përplasje në rrugët e kryeqytetit francez.

Në Paris, marokenët kanë një nga komunitetet më të mëdha të qytetit, që numëron, sipas të dhënave të qeverisë franceze, 300 mijw banorë dhe 2.2 milionë në të gjithë vendin.



Të ngjashme
Trump publikon foto dhe video të sulmeve amerikane ndaj Iranit

Trump publikon foto dhe video të sulmeve amerikane ndaj Iranit

Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së

Zemaj: Kam nënshkruar që të ketë zgjedhje të parakohshme në të gjitha strukturat e LDK-së

Skenë e papranueshme në Paraguai, kukulla e Mbappes përfundon në flakë

Skenë e papranueshme në Paraguai, kukulla e Mbappes përfundon në flakë

Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër – mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë

Kërkesat për dorëheqje, Abdixhiku: Zgjedhjet e rregullta partiake janë vitin tjetër – mos të fokusohemi në çështje që na ndajnë

Lumir Abdixhiku i thotë po takimit me Kurtin

Lumir Abdixhiku i thotë po takimit me Kurtin

Irani varros Ali Khamenei pas ceremonive masive mortore

Irani varros Ali Khamenei pas ceremonive masive mortore

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin

Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Nisi marrëdhënie me dhunuesen e 17-vjeçares, pezullohet polici në Fier

Zafir Berisha i drejtohet opozitës: Shkuarja në takim te Kurti është futje në vallen e djallit

Zafir Berisha i drejtohet opozitës: Shkuarja në takim te Kurti është futje në vallen e djallit

Irani pretendon se ka goditur bazën ushtarake amerikane në Jordani

Irani pretendon se ka goditur bazën ushtarake amerikane në Jordani

Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Katër emra me peshë në LDK bojkotojnë Kryesinë

Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

0:000:00