Skema kriminale në sektorin e naftës, kërkohet paraburgim për nëntë të arrestuarit

Nëntë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë kundër krimit të organizuar, të udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me asistimin e Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 15 mijë euro, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin. Po ashtu janë sekuestruar 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se për të dyshuarit është kërkuar paraburgim nga Gjykata.

Të arrestuarit me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q. dyshohen për veprat penale: shpërlarje parash, kontrabandim mallrash në bashkëkryerje, pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, dokumente të rreme lidhur me tatimin dhe shmangie nga tatimi.

Të ngjashme
Lamine Yamal jep një mesazh teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë

"Do të jetë një katastrofë": Çka po përgatit Trump për festën gjigante më 4 Korrik

Një 29-vjeçare gjendet e mbytur në detin e Vlorës

Moti gjatë vikendit në Kosovë e Shqipëri

Mes lotëve pas eliminimit, çka i tha Ronaldo futbollistit kroat që nuk po i ndalte lotët?

I caktohen 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar nga Serbia

Ministria e Brendshme serbe pretendon se Osman Selmani vrau një çift serb në Sofali

Hapet shkolla e aviacionit në Shqipëri, Rama: Kosova mund të stërvitet këtu, kam ngarkuar ministrin e Mbrojtjes për këtë çështje

Çmimet e naftës stabilizohen mes përpjekjeve për paqe SHBA–Iran

Shifra marramendëse: Një biletë për ndeshjen Mekiskë – Angli shkon deri në 30 mijë dollarë

Mishetiq kritikon Avokatin e Popullit të Speciales: Në 6 vjet s’ke kontaktuar mbrojtjen e Thaçit

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

0:000:00