E rëndë: Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet nëna 14-vjeçare

E rëndë: Gjendet e pajetë një foshnje e porsalindur në Berlin, arrestohet nëna 14-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin gjerman, pasi një foshnjë e porsalindur u gjet e pajetë në lagjen Lichterfelde të Berlinit. Lidhur me rastin, autoritetet kanë arrestuar një vajzë 14-vjeçare, e cila dyshohet për përfshirje në këtë ngjarje.

Sipas Prokurorisë së Berlinit, e mitura është ndaluar pas hetimeve intensive, ndërsa detaje të tjera mbi rrethanat e rastit pritet të bëhen publike gjatë ditës, raportojnë mediat gjermane.

Ngjarja ndodhi të mërkurën paradite, rreth orës 09:37, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për praninë e një foshnjeje të pajetë pranë një pallati shumëkatësh në rrugën Reaumur, në zonën e Lichterfelde. Kalimtarët që e panë foshnjën njoftuan menjëherë policinë dhe ambulancën.

Megjithatë, ekipet mjekësore nuk arritën ta shpëtonin foshnjën, pasi ajo kishte vdekur përpara mbërritjes së tyre. Sipas raportimeve të mediave gjermane, foshnja dyshohet se kishte lindur vetëm pak orë më parë.

Prokuroria ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Hetuesit dyshojnë se e mitura, (sipas Bild nëna e foshnjës) mund të ketë qenë në një gjendje të rënduar psikologjike në momentin e ngjarjes. Menjëherë pas zbulimit të trupit, policia kriminale rrethoi zonën dhe zhvilloi hetime të gjera, duke marrë në pyetje banorët dhe duke kërkuar informacione për një vajzë ose grua që mund të kishte qenë në fazën e fundit të shtatzënisë.

Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë informacione të reja pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave hetimore./Periskopi

Të ngjashme
Haziri: Po flasim çështje thelbësore, Abdixhiku po e diskuton me strukturat letrën e Kurtit

Haziri: Po flasim çështje thelbësore, Abdixhiku po e diskuton me strukturat letrën e Kurtit

FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

FIFA del me deklaratë pas pretendimeve se Kupa e Botës është e manipuluar për Argjentinën

Zbulohen motivet e vrasjeve të gruas nga burri në Shkodër

Zbulohen motivet e vrasjeve të gruas nga burri në Shkodër

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Tragjike: Një vajzë 7-vjeçare vdes në karrigen e dentistit në Turqi

Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë

Kosova ekstradon në Suedi një të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim me narkotikë

Vazhdon gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Vazhdon gjykimi për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit

Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

Rasti tronditës në Shkodër: Ky është 62-vjeçari që vrau me çifte gruan e tij

Tragjedi në Shkodër, burri vret gruan me armë gjahu

Tragjedi në Shkodër, burri vret gruan me armë gjahu

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Doarsa Kica Xhelili: Kam mendim për secilën çështje, do t’i shpreh në mbledhje

Doarsa Kica Xhelili: Kam mendim për secilën çështje, do t’i shpreh në mbledhje

Pro apo kundër shkarkimit të Abdixhikut? - Deklarohet Armend Zemaj para mbledhjes së LDK-së

Pro apo kundër shkarkimit të Abdixhikut? - Deklarohet Armend Zemaj para mbledhjes së LDK-së

0:000:00