Gjendet një raketë që mendohet se ka vlerë 200 mijë euro, i takon NATO-s

Ekipet e KFOR-it finlandez, Policia e Kosovës dhe njësiti për deminim i FSK-së qysh nga mbrëmja e kaluar gjenden tek Prishtina e Re, për shkak se u dyshua për një mjet shpërthyes teksa po kryheshin disa gërmime.
“Mund të konfirmojmë se pak minuta më herët është bërë edhe tërheqja e mjetit e cila dyshohet të jetë raketë e NATO-s e shfrytëzuar gjatë luftës së fundit në Kosovë”, raportoi nga terreni gazetarja e Klan Kosovës.
Sipas informacioneve, raketa ka vlerën e rreth 200 mijë dollarëve, ndërsa e njëjta është përdorur për gjuajtje ndaj mbrojtjeve ajrore dhe antenat.











