E rëndë në Austri, babai dhe vajza 6-vjeçare humbin jetën pas përmbysjes së traktorit

Një aksident tragjik ka tronditur fshatin Satteins në Austri, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare kanë humbur jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys disa herë.

Sipas mediave austriake, babai ishte duke udhëtuar me dy vajzat e tij në një zonë me pjerrësi, kur traktori së bashku me rimorkion e rëndë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti humbën jetën babai, Marcel, dhe vajza e tij Klara, ndërsa vajza tjetër 4-vjeçare, Anna, mbeti e lënduar rëndë. Ajo u dërgua në spital dhe më pas është liruar, shkruan Bild.

Aksidenti kishte ndodhur në një zonë të izoluar dhe për disa orë nuk ishte vërejtur nga askush.

Nëna e fëmijëve, pasi u shqetësua për familjen e saj, doli t’i kërkonte dhe i gjeti të aksidentuarit, duke lajmëruar menjëherë emergjencën.

Për familjen është hapur një fushatë ndihmash, ku deri tani janë mbledhur mbi 550 mijë euro.

Banorët dhe ekipet e shpëtimit kanë shprehur dhimbje të madhe për tragjedinë, duke e cilësuar rastin si një nga ndërhyrjet më të rënda emocionalisht për ta.

Të ngjashme
Sekretari i ri britanik, është mik i dëshmuar i Kosovës

“Gjendje e rëndë”, QKUK jep detaje për fëmijën që u aksidentua në Istog

“Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja“

Zemaj: Në LDK nuk ka vend për ata që kënaqen me vendin e dytë apo të tretë

Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri, helmohen disa protestues

“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani shumëfish

Fluks në kufi: Dheu i Bardhë me kilometër kolone, pritje edhe 1 orë e gjysmë

“Një fëmijë dërgohet në QKUK”, Spitali i Pejës jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Istog

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoi aksidentin ku dy persona humbën jetën në Istog

Mijëra tifozë mblidhen në Madrid për të festuar triumfin e Spanjës në Botëror

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës voton organet e reja të partisë përfshirë Kryesinë

Messi flet për herë të parë pasi humbi finalen e Botërorit

Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve

0:000:00