Rama sot udhëton drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara – Në agjendë mbrojtja dhe Ukraina

Rama sot udhëton drejt Turqisë për Samitin e NATO-s, Trump dhe liderët e Aleancës në Ankara – Në agjendë mbrojtja dhe Ukraina

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Ankarasë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Sipas mediave turke, presidenti Recep Tayyip Erdoğan do të zhvillojë takime dypalëshe me 32 krerë shtetesh dhe qeverish, mes tyre edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Në kuadër të samitit, Erdoğan pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, kryeministrin e dorëhequr britanik Keir Starmer, kryeministren italiane Giorgia Meloni, kryeministrin kanadez Mark Carney, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, Presidentin finlandez Alexander Stubb, Presidentin sllovak Peter Pellegrini, Kryeministrin bullgar Rumen Radev, si dhe Kryeministrin malazez Milojko Spajic, raporton Rtsh.

Sipas agjendës, një nga takimet më të rëndësishme do të jetë ai kokë më kokë mes Erdoğanit dhe presidentit amerikan Donald Trump, i cili do të pasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.

Mbrëmjen e sotme (7 korrik), presidenti turk dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdoğan, do të shtrojnë një darkë zyrtare për krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse, ndërsa më 8 korrik liderët do të zhvillojnë seancën plenare të samitit pas fotos tradicionale familjare.


Samiti i NATO-s do të përqendrohet në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Aleancës, rritjen e investimeve në mbrojtje, luftën në Ukrainë dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet rajoni euroatlantik. Në këtë takim do të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s, së bashku me ministra, diplomatë të lartë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Të ngjashme
DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

DW për samitin e Ankarasë: Turqia synon të forcojë ndikimin e saj në NATO

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

MINT publikon çmimet tavan – Nafta pak më shtrenjtë

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Belgjika e eliminon ShBA-në nga Botërori

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Arrestohet një person në Kaçanik, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Vrasje në tentativë në Rahovec, dy persona theren me thikë

Shkon në mbi 3500 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë , ndërsa mijëra persona mbeten të pastrehë

Shkon në mbi 3500 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë , ndërsa mijëra persona mbeten të pastrehë

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

Supremja ende në shqyrtim të ankesave për zgjedhjet, KQZ në pritje për certifikim

Një muaj nga zgjedhjet – Çështja e presidentit ende paqartë, partitë presin certifikimin

Një muaj nga zgjedhjet – Çështja e presidentit ende paqartë, partitë presin certifikimin

Parashikimi i motit për sot – Këto pritet të jenë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit për sot – Këto pritet të jenë temperaturat përgjatë ditës

Trump: Ose do të bëjmë një marrëveshje me Iranin, ose do ta përfundojmë punën

Trump: Ose do të bëjmë një marrëveshje me Iranin, ose do ta përfundojmë punën

Ronaldo mbetet pa trofeun e Kupës së Botës, Spanja eliminon Portugalinë

Ronaldo mbetet pa trofeun e Kupës së Botës, Spanja eliminon Portugalinë

0:000:00