Rama pyet Kurtin: Si arriti Kosova në pikën më të ulët të raporteve me ShBA-në?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për raportet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.
Rama ka thënë se derisa ShBA ka nisur Dialogun Strategjik me Serbinë, i cili përfshin bashkëpunim në fusha si energjia, siguria, infrastruktura, teknologjia dhe mbrojtja, dialogu strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar.
“Brenda pak ditësh, Shtetet e Bashkuara artikuluan qartë prioritetet e tyre në raport me Serbinë dhe Kosovën.
Me Serbinë nisi Dialogu Strategjik, niveli më i lartë i bashkëpunimit dypalësh. Në tavolinë janë marrëveshje për energjinë dhe sigurinë energjetike, investime në infrastrukturë, zhvillimin e rrjetit 5G, bashkëpunimin në mbrojtje dhe industrinë ushtarake, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe projekte të përbashkëta afatgjata. Ndërkohë, mesazhi për Kosovën ishte krejt i kundërt”, shkroi ai.
Rama ka përmendur edhe deklaratat e ish-ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier për dëmtimin e reputacionit të Kosovës në Uashington, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, për situatën e krijuar.
“Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në pikën ku partneriteti strategjik është i pezulluar dhe besimi është vënë në pikëpyetje?”, ka shkruar mes tjerash Rama, duke e cilësuar këtë si një ndër momentet më të vështira në raportet Kosovë-ShBA./Periskopi/
Postimi i plotë:












