Policia filloi së zbatuari fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”

Policia filloi së zbatuari fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor gjatë sezonit të verës, kur qarkullimi i automjeteve dhe udhëtarëve është më i madh dhe mirëpritjes së bashkatdhetarëve, Policia e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!”.

Broshura përmban disa këshilla njoftuese rreth pjesëmarrjes në trafik si dhe udhëzimet praktike që çdo pjesëmarrës duhet t’i ketë parasysh me të hyrë në Republikën e Kosovës.


Me qenë se shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve vazhdojnë të jenë tejkalimi i shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluara, pakujdesia, lodhja, përdorimi i telefonit e vozitja nën ndikim të alkoolit, andaj për këtë arsye kërkohet respektimi i rregullave të trafikut.


Policia e Kosovës përveç prezencës policore, pikave të kontrollit do të ketë edhe patrullime në lëvizje me automjete që posedojnë pajisje inteligjente, kamera, radarë mobil dhe dron, të cilat identifikojnë dhe dëshmojnë kundërvajtjet në trafik si tejkalimin e shpejtësisë, tejkalimi në vende të ndaluara, mos vendosjen e rripit të sigurisë, përdorimin e telefonit gjatë drejtimit, automjetet e pa regjistruara e kundërvajtje tjera, ku këto kundërvajtje shqiptohen edhe pa ndalimin fizik të pjesëmarrësve dhe të njëjtat gjoba dërgohen me postë në adresë të pronarit të mjetit.


Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të tregoni kujdes në trafik, të respektoni rregullat dhe të kontribuoni që këto pushime të përfundojnë vetëm me kujtime të mira.


“I lodhur? Pushoni! Më mirë vonë në destinacion, sesa kurrë” porosit policia.

Të ngjashme
Dy fytyrat e Lutfi Hazirit: Mes “unitetit” pranë Abdixhikut dhe ambicies për ta drejtuar LDK-në

Dy fytyrat e Lutfi Hazirit: Mes “unitetit” pranë Abdixhikut dhe ambicies për ta drejtuar LDK-në

SHBA publikon dosje të reja të deklasifikuara mbi UFO-t

SHBA publikon dosje të reja të deklasifikuara mbi UFO-t

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore

Këto janë gjashtë gratë që hyjnë në Kuvend përmes kuotës gjinore

Inspektorati i Tregut aksion edhe sot ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjerë

Inspektorati i Tregut aksion edhe sot ndaj bizneseve të kriptovalutave dhe këmbimoreve, mbyllen edhe dy të tjerë

Gjini pret në takim ambasadorin e Austrisë, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Gjini pret në takim ambasadorin e Austrisë, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Pa Ronaldon, bie interesi për Botërorin: Biletat për Spanjë–Belgjikë humbën 59% të vlerës brenda 24 orëve

Pa Ronaldon, bie interesi për Botërorin: Biletat për Spanjë–Belgjikë humbën 59% të vlerës brenda 24 orëve

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Kështu e komenton Lushtaku takimin mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

FSK përmbyll kursin bazik për xhenierë luftarakë, rriten kapacitetet profesionale

FSK përmbyll kursin bazik për xhenierë luftarakë, rriten kapacitetet profesionale

Të shtëna me armë zjarri Raçë të Gjakovës, arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri Raçë të Gjakovës, arrestohet i dyshuari

“Penalltia” e humbur i kushton shtrenjtë, lojtari i Kolumbisë kërcënohet për vdekje

“Penalltia” e humbur i kushton shtrenjtë, lojtari i Kolumbisë kërcënohet për vdekje

Për takimin Kurti-Hamza njofton Zyra e Kryeministrit, dërgojnë edhe fotografi, kreu i PDK shkoi vetëm

Për takimin Kurti-Hamza njofton Zyra e Kryeministrit, dërgojnë edhe fotografi, kreu i PDK shkoi vetëm

0:000:00