Plagosje në Lezhë, policia jep detaje

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. I plagosur ka mbetur Renato Leka.
Ai ka marrë plagë në dorë teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 16:20, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal Lezhë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. L., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me mjet prerës (thikë) në dorë, raporton euronews.al, transmeton Periskopi.
Shtetasi ndodhet në kujdesin e mjekëve, duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, njofton policia./Periskopi/











