Parashikimi i motit për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë fundjavës.
Të shtunën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira, ku, temperaturat minimale do të jenë mes 12 dhe 16 gradë celsius, ndërsa maksimale mes 31 dhe 35 gradë.
Ndërsa të dielën pritet mot i vranët me intervale me diell, ku temperaturat minimale do jenë mes 13 dhe 17 gradë, ndërsa ato maksimale, 30 dhe 34 gradë celsius.











