Kosova i dërgon letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së, pas deklaratave të Paunoviqit

Kosova i dërgon letër Kallasit: Jemi të shqetësuar për reagimin e kufizuar të BE-së, pas deklaratave të Paunoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, duke kërkuar një reagim më të ashpër të BE-së ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998 do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.


Në letrën e tij, Konjufca e cilëson deklaratën si një "lavdërim të qëllimshëm të krimeve të luftës", nxitje të urrejtjes dhe kërcënim për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, retorika e një ministreje në detyrë nuk mund të trajtohet si një gafë e zakonshme, pasi intervista e saj ishte, siç tha ai, e mbushur me përmbajtje revizioniste dhe armiqësore që dëmton dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca shprehu gjithashtu pakënaqësi me reagimin fillestar të Bashkimit Evropian, duke thënë se ai ishte i vonuar dhe i kufizuar.

"Një reagim publik më i qartë dhe më i fuqishëm është i domosdoshëm për të mbështetur angazhimin e Bashkimit Evropian për parandalimin e krimeve mizore, refuzimin e gjuhës së urrejtjes dhe luftimin e revizionizmit historik", thuhet në letër.

Në dokumentin dërguar Kallasit, ministri i Jashtëm në detyrë kërkon që BE-ja:

të dënojë publikisht dhe qartë deklaratën e ministres Paunoviq; t'ua rikujtojë autoriteteve serbe se deklarata të tilla janë të papajtueshme me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit; ta trajtojë këtë çështje në kuadër të dialogut politik me Serbinë dhe në procesin e integrimit evropian.

Konjufca i ka kërkuar gjithashtu Kallasit një takim ose bisedë telefonike sa më parë për të diskutuar këtë çështje.

Në fund të letrës, ai rithekson se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë shumetnike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjitha komuniteteve, duke theksuar se spastrimi etnik dhe ndëshkimi kolektiv janë të papranueshme në çdo formë.



Të ngjashme
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagoset një person

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Kongresisti amerikan Torres: Deklarata e ministres serbe Paunovic një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj shqiptarëve

Arrestohen dy serbë e një kosovar: Tentuan ta përvetësonin një parcelë në vlerë mbi 1 milionë e 500 mijë euro

Arrestohen dy serbë e një kosovar: Tentuan ta përvetësonin një parcelë në vlerë mbi 1 milionë e 500 mijë euro

Salah po transferohet në Turqi tek Besiktas, do të jetë bashkëlojtar i Rashicës

Salah po transferohet në Turqi tek Besiktas, do të jetë bashkëlojtar i Rashicës

Aksidentohet autobusi, vdesin 20 nxënës e një i rritur në Ugandë

Aksidentohet autobusi, vdesin 20 nxënës e një i rritur në Ugandë

Therje me thikë në Podujevë, një person përfundon në spital

Therje me thikë në Podujevë, një person përfundon në spital

Policia i reagon Eparkisë Rashkë-Prizren: Pretendime të pabazuara, krijojnë perceptim të rremë

Policia i reagon Eparkisë Rashkë-Prizren: Pretendime të pabazuara, krijojnë perceptim të rremë

Zana Spahiu , gruaja e njeriut që Kurti e deshi ministër, në krye të RTK-së – Si televizioni publik “ra në duar” të kandidates së preferuar së kryeministrit?

Zana Spahiu , gruaja e njeriut që Kurti e deshi ministër, në krye të RTK-së – Si televizioni publik “ra në duar” të kandidates së preferuar së kryeministrit?

Eurodeputeti gjerman: Pres shkarkimin e ministres serbe, deklarata të tilla s’mund të injorohen

Eurodeputeti gjerman: Pres shkarkimin e ministres serbe, deklarata të tilla s’mund të injorohen

Për hidrocentralet e Deçanit, Ministria hesht ndërsa gjykatat kanë konfirmuar ligjshmërinë e procedurës së lejeve mjedisore

Për hidrocentralet e Deçanit, Ministria hesht ndërsa gjykatat kanë konfirmuar ligjshmërinë e procedurës së lejeve mjedisore

Deklarata skandaloze e ministres serbe, vjen reagimi nga DASh

Deklarata skandaloze e ministres serbe, vjen reagimi nga DASh

Temperaturat e larta- Nesër ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Temperaturat e larta- Nesër ka kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

0:000:00